A arrin tek i vdekuri leximi i Kur’anit ?




A arrin tek i vdekuri leximi i Kur’anit ?

Pyetje
Në rregull zotëria im! Leximi i Kur’anit, arrin tek i vdekuri?

Përgjigje:
Nëse leximi bëhet/është prej fëmijëve të të vdekurit.

Pyetësja:
Dhe gruas?

Shejkhu:
Ti do të përgjigjesh apo unë ?

Pyetësja:
Urdhëroni!

Shejkhu:
Po! Unë po ju përgjigjem me një përgjigje të përgjithshme dhe të dobishme dhe po them; nëse ai i cili po lexon Kur’an është nga fëmijët e të vdekurit, qoftë ky (i vdekuri) babai apo nëna, ai lexim bën dobi. Ndërsa nga të tjerët, përveç fëmijëve, nuk bën dobi leximi i tyre, vetëm se për prindërit sikur dhe e përmenda pak më parë.

Në këtë rast gruaja nuk përfshihet. Por, nuk kihet dyshim, se ti si një grua të cilën e ka goditur fatkeqësia e vdekjes së burrit, ti ke mundësi që të lutesh për të, nëse ai ka qenë njeri i mirë Zoti i jonë i Lartësuar do t’ia shtoi të mirat atij dhe nëse ai ka qenë prej gabimtarëve, Zoti i jonë ia fal gabimet.

Ti gjithmonë kujtoje atë për mirë dhe lutu për të për mirë.

Ndërsa të lexosh (Kur’an) dhe të pretendohet shpërblimi i leximit për burrin, kjo nuk arrihet sepse puna e tij është ndërprerë, sikurse e përmenda këtë gjë në hadithin e mëparshëm. Ndërsa plotësimi i atij hadithi është fjala e Tij (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):

‘’Përveç se në tri raste. Sadaka e rrjedhshme ose dije prej së cilës përfitohet ose fëmija i devotshëm i cili lutet për të.‘’

InshaAllah ju keni fëmijë. Po!

Pyetësja:
Kam katër goca dhe një djalë.

Shejkhu?
Më i madhi (çfarë moshe ka)?

Pyetësja:
Dhjetë vjeç.

Shejkhu:
Dhjetë! InshaAllah po jetojnë, të jenë të ndershëm dhe të punojnë punë të mira në mënyrë që të ketë dobi edhe babai prej tyre. Prej tani, ti edukoji në këtë gjë.

Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
''Huda uen Nur'' 290/12

Përshtati:
Sulejman Kushi
3 Dhul Hixh-xheh 1445H - 9.6.2024

Në video mund ta shikoni këtu