A e din i vdekuri gjendjen e të gjallëve në këtë botë?




A e din i vdekuri gjendjen e të gjallëve në këtë botë?

Pyetësja:
Dua të flas me Shejkh Albanin ju lutem!

Shejkhu:
Urdhëroni!

Pyetje:
Shpirti i të vdekurve, a kthehet prapë (pas vdekjes) dhe të shohë atë që po bëjmë, p.sh, në shtëpinë tonë ?

Pëgjigje:
Kurrë! Këto janë besytni dhe janë prezente në mendjen e disa njerëzve. Kur një person vdes, lidhja e tij me këtë botë ndërprehet totalisht. D.m.th, edhe nëse lëshohet një bombë atomike, dhe ju ndoshta keni dëgjuar për një nga ato që amerika e lëshoi në japoni, nëse lëshohen me qindra bomba bërthamore në këtë tokë të rrumbullakët, i vdekuri nuk do të ndjente prapëseprapë asgjë prej saj.

‘’Kur njeriu vdes, veprat e tij ndërprehen, përveç tri gjërave.‘’

Ndërsa Allahu në Kur’an thotë:

وَمَا أَنتَ بِمُسْمِعٍ مَّن فِي الْقُبُورِ
‘’Kurse Ti (o Muhammed) nuk mund të bësh të ndëgjojnë ata që janë në varre.‘’ Fatir 22.

Të vdekurit nuk dëgjojnë, kështu që, mos beso asgjë prej këtyre lajmeve.

 

Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 290/11

Përshtati:
Sulejman Kushi
3 Dhul Hixh-xheh 1445H – 9.6.2024

Në video mund ta shikoni këtu