A e prish gruaja namazin e gruas nëse i kalon përpara ?




A e prish gruaja namazin e gruas nëse i kalon përpara ?

Pyetje:
Thuhet, se gruaja e prish/e bën të pavlefshëm namazin?

Përgjigje:
Po!

Pyetje:
A e prish gruaja namazin e gruas?

Përgjigje:
Kjo pyetje na është bërë shumë herë në të kaluarën e afërt. Përgjigja është po e njëjta. Po, një grua e prish/e bën të pavlefshëm namazin e një gruaje (nëse ajo kalon para saj) me kushtin i cili është përmendur në disa transmetime të sakta, dmth, nëse ajo ka hyrë në moshë. Nuk ka asnjë dallim në ligjet/gjykimet e sheriatit ndërmjet burrit dhe gruas, me përjashtim nëse ka ndonjë argument i cili i veçon gratë prej burrave dhe në këtë rast nuk ka ndonjë argument të tillë.

Porse argumenti është i përgjithshëm.

يقطع صلاة أحدكم إذا مر بين يديه المرأة والحمار والكلب الأسود إذا لم يكن بين يديه مثل مؤخرة الرحل

‘’Namazi juaj prishet/është i pavlefshëm nëse para jush kalon gruaja, gomari dhe qeni i zi, nëse para tij nuk ka diçka të ngjashme si një shalë deveje (sutre).’’

Pra, nuk ka asnjë dallim në gjykim. Urdhëroni!

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 93/7

Përshtati:
Sulejman Kushi
13 Rabi’unil Eu-uel 1444H – 9.10.2022

Në video mund ta shikoni këtu