A është dexhali prej bijëve të Ademit?




A është dexhali prej bijëve të Ademit?

Pyetje:
A është dexhali prej bijëve të Ademit?

Përgjigje:
Dexhali është prej bijëve të Ademit. Disa prej dijetarëve kanë thënë se ai është shejtan. Ndërsa disa prej tyre kanë thënë; babai i tij është njeri ndërsa nëna e tij është prej xhindëve. Këto mendime nuk janë të sakta.

Ajo që kuptohet (prej argumenteve) është se dexhali është nga bijtë e Ademit, dhe se ai ka nevojë për të ngërnë, për të pirë etj. Për këtë shkak edhe Isai do ta vrasi atë me një vrasje normale/të zakonshme sikurse vriten/vdesin edhe njerëzit.

Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
Mexhmu`u Fetaua ue Rasail 2/19 py 146

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
15 Rabi`unil Euuel 1441H - 13.11.2019