A është e lejuar grindja/konflikti në çështjet që ka mospajtim rreth tyre?




A është e lejuar grindja/konflikti në çështjet që ka mospajtim rreth tyre?

Pyetje:
Çështja e cila u përmend në këtë temë.

Shejkhu:
Po!

Pyetësi:
A është e lejuar grindja/konflikti rreth saj?

Shejkhu:
Nuk është e lejuar grindja/konflikti rreth saj apo në të tjera përveç saj.

Pyetësi:
Kam qëllim, debatin/polemikën.

Shejkhu:
Unë po përgjigjem për fjalën që ti po thua. Por, nëse ke qëllim shqyrtimin/trajtimin (e një çështje), po, është i lejuar shqyrtimi/trajtimi. Ndërsa grindja/konflikti nuk është i lejuar.

Pyetësi:
Dikë të tillë, mund ta këshillojmë?

Shejkhu:
Po! Është obligim që ta këshillosh atë. Përse mos ta këshillosh atë.

Por ai nuk mund ta këshillojë atë, thjeshtë me mendimin e tij, (duke i thënë) ‘’ti vepron kështu dhe kjo nuk lejohet‘’. Kjo gjë nuk është e mjaftueshme sepse ai mund të të përgjigjet në të njëjtën mënyrë (duke të thënë) ‘’Po ti pse vepron kështu, kjo gjë nuk lejohet‘’.

Porse, nëse ti dëshiron ta këshillosh atë dhe i kujton atij veprat dhe fjalët e Pejgamberit (salallahu alejhi ue ala alihi ue selem), në këtë rast këshilla do të jetë këshillë, pra, do të jetë (këshilla), sipas mënyrës fetare.

Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 79/12

Përshtati:
Sulejman Kushi
28 Rabi’unil Akhir 1444H – 22.11.2022

Në video mund ta shikoni këtu