- 18-11-2019
- 1503 shikime Autor : Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
A është e lejuar lyerja e mjekrrës apo e flokëve me ngjyrë të zezë?
Pyetje:
A është e lejuar lyerja e mjekrrës apo e flokëve me ngjyrë të zezë?
Përgjigje:
Unë them, se ngjyrosja e mjekrrës apo flokëve me ngjyrë të zezë, e gjitha është harram. Sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:
غيِّروا هذا الشيب وجنبوه السواد
Ndryshojani thinjat dhe largohuni/shmangiuni të zezës.
Gjithashtu është transmetuar në sunen një hadith në të cilin ka kërcënim për atë person i cili i lyen flokët e bardha me të zezë.
Pyetësi:
Edhe nëse qëllimi i tij është zbukurimi?
Shejkhu:
Në shumicën e rasteve, ai i cili lyen (flokët apo mjekrrën) me të zezë, qëllimi i tij është zbukurimi, në mënyrë që fytyra e tij të duket si fytyra e një djaloshi, në të kundërtën, cila është dobia prej lyerjes? Pasi ai do të humbasi kohën, pasurinë etj.
Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë
Burimi:
Likaul Babil Meftuh 1/4
Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
14 Rabi`unil Euuel 1441H - 12.11.2019