A është e vërtetë që trupi i shehidit nuk tretet sikur trupi i Profetëve?




A është e vërtetë që trupi i shehidit nuk tretet sikur trupi i Profetëve?

Pyetje:
Thuhet se trupi i shehidit nuk tretet sikur trupat e të vdekurve të tjerë?

Shejkhu:
Për këtë mendim/thënie nuk ka argument fetar.

Pyetësi:
Siç thuhet edhe për varrin e zotërisë tonë, xhaxhait të të Dërguarit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!)...

Shejkhu:
Abbasit apo Hamzës?

Pyetësi:
Hamzës.

Shejkhu:
Të thashë që, nuk ka asnjë argument fetarë që të na lajmëroi se trupat e shehidave nuk treten sikur trupat e Pejgamberëve. Porse ne kemi argument që Allahu i Lartësuar ia ka ndaluar (ia ka bërë harram) tokës që t’i tresë/hajë trupat e Pejgamberëve, ndërsa argument të ngjashëm me këtë (më lart), që të argumentojë në lidhje me shehidat, nuk ka në mënyrë absolute.

Porse ka ndodhur në historinë e parë Islame, përshkak të gërrmimeve, dolën trupat e disa shehidave ashtu sikur ishin varrosur, kjo është e saktë, ka ndodhur, por, sëpari, kjo gjë nuk na jep ne një rregull/bazë (që të themi) se çdo shehidi nuk i tretet trupi.

Gjithashtu, janë gjetur disa trupa jo të shehidave (të patretur). Kjo gjë, sikurse e thashë pak më parë, ose mund të ndodhë për shkak të natyrës së tokës ose për shkak se Allahu i Lartësuar i Cili është i Ditur për gjendjet e të vdekurve, mund t’i nderoi disa prej tyre duke e lënë trupin e tij (të vdekurit) ashtu sikurse ishte kur ishte i gjallë. Mund të jetë kjo gjë, nderim nga Allahu për këtë njeri, qoftë ai shehid apo i devotshëm dhe jo shehid.

Por, kjo gjë nuk na lejon ne që prej saj të marrim një rregull/bazë dhe nuk themi për Allahun atë që nuk e dimë. Ajo që themi është se, Allahu ia ka ndaluar tokës (ia ka bërë harram) që të tresë trupat e Pejgamberëve. Ndërsa përsa i përket të tjerëve përveç Pejgamberëve, ne nuk kemi argument se trupat e tyre nuk do të treten.

 

Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)


Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 317/8

Përshtati:
Sulejman Kushi
10 Muhar-ram 1446H – 16.7.2024

Në video mund ta shikoni këtu