- 19-11-2022
- 816 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
A është martesa caktim apo zgjedhje e njeriut?
Pyetje:
A është martesa kader/caktim, dmth që nga lindja e njeriut, martesa të jetë caktim si për burrin ashtu edhe për gruan, apo njeriu ka mundësi zgjedhjeje?
Përgjigje:
Allahu të faltë!
Cili është dallimi i kësaj pyetje me pyetjen që mund ta bëj dikush, dikush është i pasur, dikush i varfër, dikush i bukur apo dikush i shëmtuar, dikush... e shembuj të tjerë?
Nuk ka asnjë dyshim se ajo është kader/caktim mbi njeriun. Kaderi duhet të ndodhë patjetër dhe s’ka asgjë që mund ta pengojë atë nga mosrealizimi. Mirëpo, njeriu është i obliguar që të përpiqet për të bërë zgjedhjen më të mirë. Ndërsa nuk është përgjegjës për pasojat nëse ndodh diçka jo e mirë, e cila nuk ka qenë rezultat i zgjedhjes së tij.
Dikush u fejua me një vajzë dhe ka qenë i kujdesshëm për ta fejuar atë sepse ajo ishte e mirë. Pas një kohe, u bë e qartë se ajo nuk ishte ashtu siç është dukur. Padyshim, se ky është kader/caktimi.
Porse, çdo gjë që ndodh, ndodh me kaderin e Allahut. Ashtu sikuse ka thënë Profeti (salallahu alehi ue ala alihi ue sel-lem!):
كل شيء بقدر حتى العجز والكيس
‘’Çdo gjë ndodh me kader/caktim, edhe përtacia dhe aktiviteti.‘’
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se njeriu brenda mundësive të tij të mos përpiqet që të arrijë deri tek zgjedhja e duhur. Jo, kjo është krejtësisht diçka tjetër. Për njeriun është obligim që të mundohet/të përpiqet, ndërsa pjesa tjetër i takon Allahut të Lartësuar.
Përgjigja është se, martesa është kader/caktim. Por, nuk duhet ta kuptojmë se kjo është caktim dhe kaq, dhe vetëm të mbështetet në Allahun, sikur thotë një grupacion. Jo, por njeriu duhet që t’i marrë shkaqet e më pas të mbështetet në Allahun.
Autor:
Imam Albani
(Allaahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 134/5
Përshtati:
Sulejman Kushi
15 Rabi’unil Eu-uel 1444H – 11.10.2022
Në video mund ta shikoni këtu