- 23-09-2024
- 31 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
A lejohet hapja e një varri të vjetër për të varrosur një tjetër mbi të?
Shejkhu:
Po!
Pyetësi:
A lejohet hapja e një varri të vjetër për të varrosur një tjetër mbi të?
Shejkhu:
Nëse (i varrosuri) është bërë pluhur, atëherë lejohet, në të kundërt nuk lejohet. Nëse (i varrosuri) është (tretur dhe është) bërë dhe, lejohet, në të kundërt nuk lejohet.
Pyetësi:
Sa është kohëzgjatja që ai mund të bëhet pluhur?
Shejkhu:
Kohëzgjatja! Allahu të begatoftë! Ndryshon me ndryshimin e tokave. Ka prej tokave të cilat e shndërrojnë me shpejtësi kufomën. Ndërsa disa prej tyre janë toka të thata të cilat e ruajnë kufomën për një kohë të gjatë.
Këto gjëra nuk dihen, vetëm se me anë të përvojës.
Sikur dhe është thënë:
‘’Banorët e Mekkes i din më së miri rrugët/shtigjet e saj.‘’ apo ‘’I zoti i shtëpisë e din më së miri se çfarë ka në shtëpi.‘’
Çdo banor i një vendi e din këtë gjë me anë të përvojës.
Ndërsa për sa i përket vendosjes me ligj të një kufiri (kohë e caktuar për mos zhvarrosjen e kufomave) duke mos e kaluar atë, kjo është diçka e cila nuk mund të logjikohet kurrë. Po!
Pyetësi:
Shejkhu jonë! Lejueshmëria e cekur në pyetjen që pyeti vëllai, është e përgjithshme apo e veçantë në rast domosdoshmërie, dmth, lejueshmëria e varrosjes në këtë rast është vetëm në rast domosdoshmërie?
Shejkhu:
Unë të kuptova! Domosdoshmëria në këtë rast, mund të realizohet? Nëse ajo realizohet, atëherë, gjërat e domosdoshme bëjnë të lejueshme gjëra më të mëdha sesa këto ndalesa.
Pyetësi:
Shekhu jonë! Pyetje e kundërt me atë pak më lartë. Po në rastin e jodomosdoshmërisë? Dmth, pyetja që kuptova nga vëllai, bën fjalë për rastin e jodomosdoshmërisë.
Shejkhu:
Sigurisht për rast jo të domosdoshëm.
Pyetësi:
Pra, lejueshmëria është edhe për rastet jo të domosdoshme?
Shjekhu:
E lejuar si? Ne thamë që nuk lejohet vetëm pasi të jetë bërë pluhur.
Pyetësi:
Ne mendojmë se ajo është bërë pluhur.
Shejkhu:
Në rregull! Është e njëjtë si në domosdoshmëri dhe në jodomosdoshmëri. Kjo është diçka e vetëkuptueshme.
Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 317/6
Përshtati:
Sulejman Kushi
10 Muhar-ram 1446H – 16.7.2024
Në video mund ta shikoni këtu