- 30-07-2023
- 620 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
A lejohet përdorimi dhe shitja e produkteve të kozmetikës?
Pyetje:
Shejkhu ynë! Përsa i përket produkteve të kozmetikës për zbukurim;
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!):
Po!
Pyetje:
Së pari: A lejohet shitja e tyre?
Dhe së dyti: A i lejohet gruas që të përdorë produktet e kozmetikës për bashkëshortin e saj?
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!):
Sikur t’i kishe renditur ndryshe pyetjet do të ishte më parësore. Sepse shitblejra është e ndërtuar në lejimin e përdorimit. Kështu që, nëse lejohet përdorimi, atëherë lejohet edhe shitblejra.
E nëse nuk lejohet (përdorimi) atëherë edhe shitblerja nuk lejohet.
Unë mendoj se shitja e produkteve të kozmetikës për zbukurim të cilat njihen sot nuk lejohen.
Sepse kjo është prej traditave të jobesimtareve ose të muslimaneve të shthurura. Nisur nga kjo dhe nga argumentet që ti i di, të cilat ndalojnë në përngjasimin me jobesimtarët, shtoji kësaj dhe ndryshimin e krijimit të Allahut të Lartësuar, unë nuk e shoh/mendoj të lejuar përdorimin e tyre.
E si rrjedhojë nuk e shoh/mendoj të lejuar dhe shitblerjen e tyre.
Pyetësi:
Mirë! Por nëse këtë e kërkon bashkëshorti, duke e parë këtë si shtim të dashurisë dhe lidhjes mes bashkëshortëve?
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!):
MashaAllah!
Pyetësi:
Ai i thotë asaj: dua që të bësh kështu dhe ashtu...
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!):
Ai duhet të kërkojë prej saj ato gjëra që janë të lejuara në fe/sheriat. Ato gjëra që nuk i lejon sheriati, jo (nuk duhet t’i kërkojë prej saj). Ai duhet të kërkojë prej saj ato gjëra që janë të lejuara në fe.
Pyetësi:
Por nëse ai e detyron me forcë? Dmth, nëse ajo nuk vepron ashtu siç i thotë bashkëshorti, atëherë do ndodhë përçarje etj.
A i lejohet asaj, edhe pse e di se përdorimi tyre është i ndaluar, a i lejohet përdorimi i tyre duke u frikësuar se nëse nuk i bën shkatërrohet jeta e saj (bashkëshortore)?
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!):
Ti e di mirë përgjigjen e kësaj (pyetje), por dëshiron ta regjistrosh.
لا طاعةَ لمخلوقٍ في معصيةِ الخالقِ
‘’Nuk ka bindje ndaj krijesës kur i bëhet mëkat/kundërshtohet Krijuesi.‘’
Pyetësi:
Pyetja e fundit o shejkhu jonë. E cila ka lidhje me pyetjen më parë. Për sa i përket produkteve të kozmetikës për zbukurim, ka prej tyre të cilat nuk janë të përbëra prej ngjyrave, mund të na thoni diçka ?
Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!):
Nuk ka problem nëse (me përdorimin e tyre) nuk shfaqet ajo formë/pamje europiane. Nuk ka problem. Po!
Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 42/13
Përshtati:
Sulejman Kushi
5 Dhul Kadeh 1444H – 25.5.2023
Në video mund ta shikoni këtu