A mjafton falja e dy sunneteve të sabahut edhe për faljen e dy rekateve para se të ulesh në xhami?




A mjafton falja e dy sunneteve të sabahut edhe për faljen e dy rekateve para se të ulesh në xhami?

Pyetje:
A mjafton falja e dy sunneteve të sabahut edhe për faljen e dy rekateve para se të ulesh në xhami? Nëse njeriu fal dy rekate para se të ulet në xhami dhe pastaj fal dy sunnetet e sabahut, a merr ai gjynah?

Përgjigje:
Falja e dy sunneteve të sabahut mjafton edhe për dy rekatet para se të ulesh në xhami, kjo (mënyrë) është më e mira.

Ndërsa nëse (personi) fillimisht fal dy rekate para se të ulet në xhami dhe më aps fal dy sunnetet e sabahut, nuk ka diçka të keqe në këtë.

Prej Allahut vjen suksesi. Lavdërimi dhe paqja e Allahut është për të Dërguarin tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.

Komisioni i Përhershëm për hulumtime shkencore dhe fetua

Kryetar: Abdul Aziz Bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Nënkryetar: Abdur Razak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Anëtar: Abdullah Bin Gunejan (Allahu e mëshiroftë!)
Anëtar: Abdullah Bin Ku`ud (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Fetaual Lexhnetid Daimeti. Py nr 3 nga fetua 7845 – 7/244

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
26 Safer 1441H - 26.10.2019