- 25-01-2025
- 80 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
A mundet njeriu t’i shikojë Melaiket?
Pyetje:
A mund të shikohen Melaiket?
Shejkhu:
Çfarë?
Pyetësi:
Melaiket!
Shejkhu:
Çfarë kanë Melaiket?
Pyetësi:
A mund të shikohen, d.m.th, bijtë e Ademit mund t’i shikojnë Melaiket?
Shejkhu:
A kanë mundësi njerëzit që t’i shikojnë Melaiket?
Pyetësi:
Po!
Shejkhu:
Sa i përket formës së tyre në të cilën i ka krijuar Allahu, përgjigjja është jo (nuk mund të shihen). Ndërsa sa i përket ndonjë pamje/forme tjetër që ata mund të marrin/përngjasojnë, kjo gjë është e mundur.
Dihjetel Kelbij e ka parë Xhibrilin (alejhis selatu ues selam). Më fal! I është shfaqur Xhibrili Aishes (Allahu është i kënaqur me të!) në pamjen e Dihjetul Kelbij, dhe të tjerëve pëveç saj.
Por, që të shihet Xhibrili në pamjen e tij origjinale, kjo gjë nuk i është mundësuar askujt, përveç Pejgamberit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem). E qartë përgjigjja?
Pyetësi:
Po!
Shejkhu:
Pyetje tjetër?
Pyetësi:
Allahu ta shpërbleftë me të mira.
Shejkhu:
Edhe ty! Beji selam prej meje të gjithë vëllezërve.
Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 322/24
Përshtati:
Sulejman Kushi
25 Raxheb 1446H – 25.1.2025
Në video mund ta shikoni këtu