- 03-07-2020
- 1039 shikime Autor : Imam Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Cilat ditë i bashkohen në agjerim ditës A`shura
Pyetje:
Si është agjërimi i ditës A`shura dhe ditëve të hixhretit të Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!)? Dhe a lejohet agjërimi i ditës së dhjetë? Ju lutem të ma shpjegoni këtë gjë! Jeni të falenderuar.
Përgjigje:
Sa për agjërimin e ditës A`shura, sunneti është të agjërohet dita dhjetë nga muaji Muhar-ram dhe bashkë me të (ditën e dhjetë) edhe një ditë para saj ose një ditë pas saj. Më e mira është që të agjërohet dita e nëntë e shoqëruar me ditën e dhjetë.
Argument për këtë është thënia e Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):
Nëse do të jetoj deri në vitin e ardhshëm, do të agjëroj ditën e nëntë bashkë me të dhjetën.
Gjithashtu është transmetuar prej Tij (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) se ka thënë:
Kundërshtojini çifutët, agjëroni një ditë para saj ose një ditë pas saj.
Për besimtarët sunneti është që ta agjërojnë ditën e nëntë dhe të dhjetë, ose të agjërojnë të dhjetën dhe të njmbëdhjetën, ose t`i agjërojë të tri ditët së bashku; të nëntën, dhjetën dhe njëmbëdhjetën, për të kundërshtuar çifutët. Besimtarët janë urdhëruar që t`i kundërshtojnë armiqtë e Allahut nga ehlul kitab dhe të tjerët përveç tyre prej jobesimtarëve.
Ndërsa, sa i përket ditëve të hixhretit, nuk është i ligjëruar agjërimi i tyre.
Ai i ka agjëruar Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ditët e hixhretit? Nuk ka agjëruar as ditën e parë dhe as ditë tjetër, e njëjta është edhe me ditën e Bedrit apo dhe ditët e Ahzabit. Të gjitha këto, nuk janë të ligjëruara.
E njëjta është edhe për ditën e Fet`hit, asnjërën prej këtyre nuk e ka ligjëruar Allahu i Lartësuar. Mirëpo, për ne ka ligjëruar (ligjësuar/lejuar) agjërimin e ditës A`shura, agjërimin e ditës së hënë dhe të enjte, agjërimin e tri ditëve nga çdo muaj (dhe nëse i agjëron ato në ditët e bardha, kjo është më mirë), agjërimin e gjashtë ditëve të (muajit) Sheu-ual mbas Ramazanit; të gjitha këto çështje janë të pëlqyeshme.
Ndërsa, sa i përket (agjërimit të) ditëve të hixhretit, nuk duhen të agjërohen dhe kjo konsiderohet bidat nëse ka për qëllim agjërimin e tyre.
Autor:
Abdul Aziz Bin Baz
(Allahu e mëshiroftë!)
Përshtati:
Ummu Talha
Në video mund ta shikoni këtu