Cili është gjykimi i kryerjes së Haxhit për të tjerët?




Cili është gjykimi i kryerjes së Haxhit për të tjerët?

Pyetësja:
Dhe një pyetje të fundit pasiqë ju shqetësuam!

Shejkhu:
Urdhëroni.

Pyetësja:
Për shembull, nëse dërgojmë nënën e tij që të bëjë Haxhin për të, a përfitohet Haxhi prej saj në këtë rast?

Shejkhu:
Kjo çështje kërkon shpjegim të hollësishëm.

Nëse i vdekuri nuk ka pasur mundësi që të bëjë Haxhin gjatë jetës së tij, për shkak të varfërisë apo për shkak të një sëmundje, në këtë rast, i lejohet ndonjërit prej fëmijëve të tij që të bëjë haxhin për të, pra, dikush nga fëmijët bën Haxhin për të.

Ndërsa të tjerë përveç tyre (fëmijëve), sikurse e përmendëm këtë gjë tek çështja/pyetja e leximit (të Kur’anit), nuk kanë mundësi që të bëjnë Haxhin për të. Vetëm në rastin nëse e ka lënë amanet.

A ka lënë ai amanet?

Pyetësja:
Jo pasha Allahun nuk ka lënë amanet asgjë, vetëm se ai vdiq.

Shejkhu:
Përfundimisht! Askush nuk ka mundësi që të bëjë Haxhin për të.

Alo!

Pyetësja:
Urdhëroni!

Shejkhu:
A keni ndonjë pyetje tjetër?

Pyetësja:
Jo! Nuk kam pyetje tjetër.

Shejkhu:
Es-Selamu Alejkum!

Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 290/13

Përshtati:
Sulejman Kushi
3 Dhul Hixh-xheh 1445H – 9.6.2024

Në video mund ta shikoni këtu