- 01-10-2024
- 18 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Cili është gjykimi për zhvarrosjen e varreve për ndonjë qëllim, psh, për të ndërtuar në to?
Pyetësi:
A kuptohet prej kësaj se lejohet që të zhvarrosen varret për ndonjë qëllim?
Shejkhu:
Jo! Kjo gjë nuk lejohet. Porse dikush mund të mendojë se i varrosuri në këtë varr mund të jetë bërë pluhur, e hap atë dhe nuk ka për qëllim zhvarrosjen, dhe e gjen kufomën sikur të jetë varrosur sot, sikur dhe ndodh ndonjëherë ose kufoma gjendet akoma aty (në varr). Në këtë rast nuk lejohet varrosja/zhvarrosja.
Pyetësi:
Psh, gjenden disa varreza të vjetra të cilat janë të mbyllura dhe nuk është varrosur në to askush prej dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitesh. Disa njerëz i largojnë/zhvendosin/lëvizin këto varre dhe ndërtojnë në vend të tyre.
Shejkhu:
Jo! Kjo gjë nuk lejohet. Psh, nëse shteti, dhe kjo fatkeqësisht ndodh në shumicën e vendeve, (nëse shteti) vendos planimetrinë e rrugëve, duhet ta bëjë atë sipas të vdekurve dhe sipas varrezave. Sepse nuk lejohet që të hiqen/largohen/zhduken varrezat vetëm pasi të jemi siguruar se trupat në varre janë tretur dhe janë bërë pluhur.
Ndërsa, të veprohet, sikur kemi parë në Siri, ku kockat transportoheshin/largoheshin me buldozer/traktor, kjo gjë është harram dhe nuk lejohet.
Pak më parë e dëgjuat fjalën e Tij (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):
‘’Thyerja e kockës të vdekurit është e njëjtë me thyerjen për së gjalli.‘’
Nuk ka dyshim se këtë organizim/veprim, ata e bëjnë ose për shkak të injorancës së tyre në lidhje me gjykimet fetare ose për shkak të nxitimit/pakujdesisë/shkujdesjes së tyre ndaj këtyre gjykimeve. Sepse ata i japin më shumë rëndësi dynjasë së tyre sesa akhiretit të tyre.
Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 317/7
Përshtati:
Sulejman Kushi
10 Muhar-ram 1446H – 16.7.2024
Në video mund ta shikoni këtu