- 21-01-2025
- 47 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Cili është mendimi i juaj për atë person i cili thotë se kundërpërgjigjja e juaj ndaj Ramadan Butit kishte ashpërsi të tepruar?
Pyetësi:
Kam një pyetje të dytë nga një vëlla nga Jemeni, i cili më kërkoi që unë t’jua parashtrojë atë. Pyetja është në lidhje me refuzimin tuaj ndaj Butit. Ai (pyetësi) e konsideron të ashpër refuzimin tuaj.
Dikush nga të pranishmit:
Ke qëllim mbrojtjen ndaj Sunnetit?
Pyetësi:
Jo, jo! Ai (Shejkhu) ka thënë të vërtetën kur është shprehur. Porse, këtë gjë e thotë vëllai jonë, kjo nuk është fjala ime. Ajo është një pyetje e cila mu la amanet që t’ia drejtojë atë Shejkhut.
Ai thotë; refuzimi mund të jetë i saktë por mënyra ishte e ashpër. Buti është një dijetar prej dijetarëve dhe ai (pyetësi) dëshiron që mënyra (e refuzimit) të ishte pak më e butë.
Shejkhu:
Po!
Pyetësi:
Cila është përgjigjja e Shejkhut për këtë?
Shejkhu:
Përgjigjja e jonë për këtë vëllain e panjohur tek unë është...
Pyetësi:
Emri i tij është Abdullah!
Shejkhu:
Nuk më duhet emri i tij sepse edhe nëse ma thua, unë nuk e njoh se kush është ai.
Pyetësi:
Ai e ka shkruar me shkrimin e tij në një letër.
Shejkhu:
Po!
Pyetësi:
Këto fjalë.
Shejkhu:
Po!
Shejkhu:
Unë nuk e dij, a e din ky njeri se kush është Buti dhe cili është qendrimi i tij (Butit) ndaj thirrjes së vërtetë?
Jam i bindur që ai nuk e din.
Shembulli i tij (pyetësit) është si shembulli i atij njeriu, i cili godet me një goditje një njeri tjetër dhe e lëndon atë. Aty gjendet edhe një person i tretë i cili thotë ‘’Ai e lëndoi atë‘’
Ai (personi i tretë) ka të drejtë në fjalën e tij kur tha ‘’e lëndoi atë‘’, pse?
Sepse ai pa një person që po godiste dhe një person që po u godiste.
Mirëpo, nëse personi i tretë do të dinte se ai i cili u godit vetëm një herë e ka goditur tjetrin shumë herë, a do të thonte në këtë rast, se ai i cili goditi një herë ishte agresor dhe i ashpër? Nuk do ta thonte atë.
InshaAllah, këtë gjë, nuk e thotë ai njeri i cili e mëson/e merr vesh realitetin e Butit.
Por unë mendoj, dhe Allahu e din më së miri se, ai njeri është me xhematin ikhuanul muslimin si grupacion... Më dëgjo! Më dëgjo! Gjysma e fjalës nuk llogaritet përgjigje tek ne.
Pyetësi:
Doja thjeshtë të tregoja realitetin për të.
Shejkhu:
Jo! Jo!
Them. Ai ose është nga xhemati ikhuanul muslimin si grupacion ose është në metodologjinë e tyre në të menduar (mendon dhe gjykon si ata). Patjetër që duhet të jetë njëra prej këtyre te dyjave.
Pyetësi:
Ai as nuk është me atë grupacion dhe as nuk mendon si ata.
Shejkhu:
Kjo gjë nuk është e mundur.
Pyetësi:
Sepse ai...
Shejkhu:
Nuk është e mundur, vetëm se njëra prej te dyjave.
Pyetësi:
Ndjek rrugën e Selefëve dhe mendimet e tij i merr nga Shejkh Bin Bazi...
Shejkhu:
Alejkum Selam ue Rahmetullahi ue Berakatuhu.
Pyetësi:
... nga librat e ‘’El uela uel Bera’’ dhe ‘’Me’alimul Intilakatil Kubra’’.
Shejkhu:
Nuk ka problem o vëlla. Ai ose e njeh (realitetin) Butin ose nuk e njeh atë. Nëse ai nuk e njeh atë, përgjigjja u dha pak më parë.
Pyetësi:
Ai nuk e njeh (realitetin) e tij (Butit).
Shejkhu:
Më dëgjo! Nëse ai nuk e din (realitetin) e atij (Butit), përgjigjja u dha pak më parë. Nëse ai e din (realitetin) e atij (Butit), ai është një prej dy personave, ose është ikhuani ose ai është prej...
Pyetësi:
Ai është kundra atyre...
Shejkhu:
Bëj pak durim o vëlla! Nuk ka përgjigje në gjysëm fjale. Allahu të dhëntë sukses. Unë sa them diçka, ti ndërhyn dhe thua, jo ashtu jo kështu, etj. Më lër ta përfundoj.
Pyetësi:
Si urdhëron!
Shejkhu:
Ai person ose është hizbij ose është në metodologjinë e hizbive. Të cilët si metodologji/dëshirë të tyre kanë vetëm mbledhjen e njerëzve dhe të jenë të lumtur me Selefit, me khalefit, me hizbit, me shijat, etj. Ky është daveti i tyre.
Ata (hizbitë) nuk e pëqejnë/e refuzojnë përdorimin e ashpërsisë në përgjithësi. Kjo nuk është prej Islamit.
Mos pëlqimi/refuzimi i përdorimit të ashpërsisë në përgjithësi, kjo nuk është prej Islamit. Cili është mendimi i juaj (për këtë)?
Pyetësi:
Fjala e juaj është e saktë.
Shejkhu:
Në rregull! Unë do të them një hadith dhe ti transmetoja shokut tënd.
Ka thënë (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):
‘’Kush krenohet...‘’
Duke qenë se ai (personi në fjalë) është nga Jemeni dhe për ata (Jemenasit) ka ardhur argument se ata e posedojnë fikhun/të kuptuarit, (dhe argument është) hadithi i Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
‘’Fikhu është në Jemen dhe Imani është në Jemen.‘’
Por për shkak të larguarit nga ai kuptim (nga kuptimi i saktë), dikush mund të thotë, cili është kuptimi i hadithit të Rasulit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem):
‘’Kush krenohet/lavdërohet me lavdërimet e kohës së injorancës, thojini që të kafshojë organin e babait të tij.‘’
Kjo është ashpërsi! Padyshim që kjo është ashpërsi, maksimumi i ashpërsisë.
‘’Kush krenohet/lavdërohet me lavdërimet e kohës së injorancës, thojini që të kafshojë organin e babait të tij.‘’
Ai i cili e ka përdorur këtë ashpërsi është Ai i Cili është përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar:
وَلَوْ كُنتَ فَظًّا غَلِيظَ الْقَلْبِ لَانفَضُّوا مِنْ حَوْلِكَ
‘’Nëse Ti do të jesh i vrazhdë, ata do të largohen prej teje.‘’ Ali Imran 159
Gjithashtu, është Ai për të Cilin është thënë:
وَإِنَّكَ لَعَلَىٰ خُلُقٍ عَظِيمٍ
‘’Dhe Ti je me një moral të lartë.‘’ Kalem 4
Personi që ka këtë moral të lartë, është Ai i Cili e ka thënë atë shprehje, të cilën nuk e pranojnë/refuzojnë të ngjashmit me këtë vëllain, i ciili thotë, se unë kam përdorur ashpërsi ndaj Butit.
Ai nuk e njeh Butin, dhe kjo (që ai nuk e njeh atë) është të menduarit mirë për të, ndërsa, nëse ai e njeh atë (Butin), atëherë u përmend shembulli i dytë.
Në rregull! Duhet që të falemi.
Pyetësi:
Allahu ta shpërbleftë me të mira.
Shejkhu:
Edhe ty.
Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 358/8
Përshtati:
Sulejman Kushi
29 Safer 1444H – 25.9.2022
Në video mund ta shikoni këtu