- 13-11-2019
- 1603 shikime Autor : Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Dhikri i saktë përpara gjumit
Pyetje:
Cili është dhikri i saktë të cilin e thotë njeriu para se të flejë?
Përgjigje:
Është vërtetuar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) se para se të flinte gjumë (i bashkonte duartë dhe i ngrente ashtu sikurse ngrihen kur bën lutje) pështynte lehtë në to (dhe lexonte suret):
1 Kul huellahu ehad (ikhlas)
2 Kul eudhu bi rabbil felek (felek)
3 Kul eudhu bi rabbin nas (nas)
Dhe më pas fërkonte me dorë fytyrën e tij dhe aq sa kishte mundësi prej trupit.
Kjo gjë është e vërtetuar prej Tij (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem|) se e vepronte çdo natë, sa herë që donte të flinte.
Gjithashtu Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) udhëzoi Alij Ibn Ebi Talibin dhe Fatimen (Allahu është i kënaqur me ata te dy!) që para se të flejnë të bëjnë tesbih duke thënë subhanallah, elhamdulilah nga 33 herë dhe Allahu Ekber 34 herë. Dhe tha:
“Kjo është më e mirë për ju se sa një shërbëtor” sepse ata kërkuan nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) shërbëtor, dhe Ai iu tha:
“A doni t`ju tregoj për diçka e cila është më e mirë se kjo që po kërkoni” dhe më pas kujtoi që të bëjnë tesbih.
Gjithashtu, duhet të lexohet edhe Ajeti Kursij apo aq sa ka mundësi njeriu që të lexojë nga dhikret të cilat janë vërtetuar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), psh;
باسْمِكَ رَبِّي وَضَعْتُ جَنْبِي، وَبِكَ أرْفَعُهُ، فَإنْ أمْسَكْتَ نَفْسِي فَارْحَمْهَا، وإنْ أرْسَلْتَهَا فاحْفَظْهَا، بِمَا تَحْفَظُ بِهِ عِبَادَكَ الصَّالِحينَ
Bismike Rab-bij ueda`tu xhenbij, ue bike erfauhu, fe in emsekte nefsij ferhamha, ue in erselteha fahfedh-ha bi ma tahfedhu bihi ibadekes salihijn.
Zoti im! (duke përmendur) Emrin Tënd, u shtriva për të fjetur dhe me emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin, mëshiroje atë, dhe nëse ma rikthen shpirtin (në trup pas gjumit), ruaje atë (prej kurtheve të shejtanit) ashtu sikurse i ruan robërit e Tu të devotshëm.
Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë
Burimi:
Likaul Babil Meftuh 1/1
Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
14 Rabi`unil Euuel 1441H - 12.11.2019