Disa shkaqe për kurimin/shërimin e zemrave




Disa shkaqe për kurimin/shërimin e zemrave

 
Pyetje:
Një pyetës thotë: Zemra ime është e zhytur në mëkate dhe është e prangosur, kush do të më lirojë nga ky (burg) dhe kush do ta shërojë atë që tek unë është prishur? Urdhëro dhe përgjigju pyetjes time o Haxhuri!

Përgjigje:
Lexo Kur’an Allahu të shpërbleftë me të mira. Nuk ka si Kur’ani në shërimin e zemrave.

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَتْكُم مَّوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّكُمْ وَشِفَاءٌ لِّمَا فِي الصُّدُورِ وَهُدًى وَرَحْمَةٌ لِّلْمُؤْمِنِينَ

O ju njerëz! Ju ka ardhur juve një këshillë nga Zoti juaj (Kur’ani) dhe shërim për atë që gjendet në gjokset tuaj, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët. Junus 57

Nuk ka gjë më të madhe se kjo, e cila e përfshin këtë këshillë, dhe kjo është këshillë prej Zotit të botrave i cili është i Lartësuar. E cila përfshin shërimin e zemrës së sëmurë dhe zemrave, është shërim për atë që ndodhet në gjokse, është udhëzim dhe mëshirë, ai (Kur’ani) është mëshirë.

Lexoje Kur’anin dhe do të gjesh aty InshaAllah shërim të shpejtë dhe dobi të mëdha. Kam për qëllim me ‘’leximin e Kur’anit‘’ meditimin e tij, duke e dëgjuar atë prej njerëzve të mirë dhe që kanë zë të bukur. Ulu me njerëzit e mirë sepse duke u ulur me ata të zbutet zemra, qetësohen zemrat, rriten ambicjet. Ulu me njerëz të mirë, të cilët e adhurojnë Allahun, të devotshmit, të cilët janë përmisues dhe që bëjnë mirë, dhe gjithashtu (në uljen me njerëz të mirë) pastrohen shpirtërat, përmisohet shoku me shokun sepse ‘’njeriu me atë që rrin, atë pason‘’. ‘’Nuk ka diçka që e qorton shpirtin me vlerë më shumë sesa vetja e tij. Dhe njeriun e përmison shoku i mirë.‘’

Ulu me njerëzit e mirë sepse ulja me pasuesit e epsheve është sëmundje për zemrat. Ulja me njerëzit e kësaj bote ta ngurtëson zemrën. Nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut.

Dmth sa ngrihesh prej mexhliseve/tubimeve të kësaj bote të ngurtësohet zemra dhe të bëhet sikur varfërinë e ke para syve. Ulu me njerëzit e mirë, kujdesu (lexo) librat e Selefëve, librat që ta zbusin zemrën, lexo në to dhe shiko jetën e tyre. Kujdesu për dijen dhe takimet e saj, për takimet e qetësisë, takimet të cilat ta largojnë ngurtësinë e zemrës.

‘’..zbret mbi ta qetësia, i kaplon mëshira, i rrethojnë melaiket dhe i përmend Allahu tek ata që janë tek Ai.‘’

Përmende shumë vdekjen, përmende atë që t’i prish kënaqësitë, përmende (vdekjen) shumë, (lexo) librat që janë shkruar për të dhe këshillat në lidhje me të. Vizitoni të sëmurët sepse në vizitën e të sëmurëve zbuten zemrat dhe e kujton njeriu mirësinë që i’a ka dhënë atij Allahu. Përkujto botën tjetër, siratin, peshoren dhe momentet të cilat ti je duke shkuar tek ato, sepse të gjitha këto ta mundësojnë të mendosh rreth botës tjetër.

Ngurtësimi i zemrës vjen nga pakujdesia. Mëkatet vijnë si rezultat i vazhdueshmërisë në to, (si rezultat i) pakujdesisë dhe moskujdesjes ndaj asaj në të cilën njeriu po shkon në të.

Medito! Medito në atë që ti je duke shkuar. Medito Kur’anin, medito botën tjetër, shiko në të sepse Kur’ani dhe Sunneti e kanë shpjeguar atë një shpjegim të madh.

Kur e lexon (suren) Er-Rahman sikur je duke e parë xhennetin para syve. Lexo (suren) Tekuir sikur je duke e parë me sy kijametin apo Infitar, Inshikak dhe sure të ngjashme, sikur je duke e parë kijametin.

I lexon disa sure, sikur je duke e parë xhennetin dhe zjarrin, dhe ti je duke shkuar tek kjo, ne të gjithë jemi duke shkuar për në akhiret dhe nuk ka dyshim në këtë.

Por ajo që duhet është se, njeriu ka nevojë ta shtojë besimin me shkaqet me të cilat shtohet besimi. Largohu nga shikimet e keqija të cilat ta ngurtësojnë zemrën, kërkojmë mbrojtjen e Allahut (rreth kësaj gjëje).

Uallahi, ndoshta një shikim i vetëm ta prish zemrën, nuk them (shikim) vetëm nga rruga, por edhe nga telefoni. Një shikim i vetëm ta lajthit zemrën, ta prish ty fenë. Shikimi i lakuriqësive, shikimi i gjërave të ndyrave, shikimi i ... dhe kështu.

Sa e sa njerëzve iu prish feja për shkak të një shikimi. Shikimi është nje shigjetë e helmuar prej shigjetave të iblisit. Shigjetë e helmuar, ajo e cila është me helm të vret. Shigjeta me helm të vret, qoftë duke e çarë/shpuar me diçka me helm apo e godet me diçka me helm, në të shumtën e rasteve kjo të vret, përveç nëse e kaplon Allahu me mëshirën e Tij.

Largohu nga ulja me njerëzit e politikës sepse në uljen me ata nuk shikon gjë tjetër përpos kryelartësisë/mëndjemadhësisë, lakmisë dhe politika të cilat ndoshta të largojnë nga zbutja e zemrës dhe nga frika ndaj Allahut. Të çojnë deri aty, saqë disa njerëz thanë; Uallahi! Disa prej kriminelëve thanë; sa para dëshiron? Ishin duke diskutuar në lidhje me vrasjen e dikujt.

Dmth, ky kërkon 100 mijë, tjetri kërkon një çmim më të lartë dhe kështu. Dmth, ashtu siç e quajnë sot ‘’antetat‘’ ashtu sikurse e bëjnë disa shtete kur bëjnë atentate ndaj disa njerëzve ose kriminelëve.

Tha njëri; këta japin kushte dhe thonë; më jep mua 500 sa për ‘’kat‘’ (lloj droge) dhe unë e likujdoj/vras atë! 500 jo prej monedhës sonë por 500 dollarë, 500 rijal saudian. Shiko si japin dhe kushte, është bërë derdhja e gjakut të besimtarit, nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i cili (gjaku) është më i madh dhe më i shenjtë sesa Qabja.

‘’Sa e madhe dhe e shenjtë je, por gjaku i muslimanit tek Allahu është më i shenjtë se ty.‘’

Tek ata (kriminel) nuk ka vlerë (gjaku) fare, është njëjtë sikur po ther një pulë. Në momentin që u ulën me kriminelët, me vrasësit, me ata që bëjnë gjakderdhje, është bërë në sytë e tyre derdhja e gjakut diçka e zakonshme, derisa janë bërë prishës, kriminel, të egër në fytyrë (të vrenjtur) dhe nuk iu bëhet vonë.

Këto ishin, Allahu iu dhëntë bereqet, disa shembuj nga shoqërimi me njerëz të këqinjë. Do ta shohësh avash avash të fillojë të anojë tek ata, e gjithë kjo për shkak të reklamave që bëjnë duke thënë; ky po ndërton një pallat dhe është dukë bërë/përgatitur një të ardhme (të lumtur). E gjitha kjo është mashtrim dhe iluzion edhe sikur të ndërtojë edhe sikur të blejë kopshte, të gjitha këto janë para harram, mos të të pëlqejë (diçka e tillë). Uallahi sikur të ishte pasuri e madhe, përsëri nuk ke mirësi në të, as në këtë botë dhe as në tjetrën.

Pasuri harram, çfarë dobie ke në të!!! Përkundrazi, zhduku larg saj, largohu prej saj. Largohu prej kamatës sepse është (shpallje) luftë prej Zotit të botrave. Sikur të të thonin këto janë një milion dollarë prej kamate merri, nëse ke iman/besim, nuk të rehatohet zemra të marrësh prej saj qoftë edhe një dirhem. Mos merr prej saj as dhe mos jep lëmoshë prej saj, as sadaka dhe mos bëj me atë asgjë. Mos merr prej saj as edhe një dirhem. Vdekja është më e lehtë sesa të jetosh me harram. Ky/dikush shkon dhe merret me hashash, e shpërndan hashashin apo llojet e tjera të drogës, pse? Për çfarë shkaku? Sepse u shoqërua me ata. Sëmundje, ia sëmurën zemrën.

‘’Kush ulet me dikë, i përngjan atij.‘’

Prej gjërave më të mëdhaja nga të cilat përfiton në këtë botë është shoku me mirësi, shoku i khajrit. Uallahi! Prej dhuntive të Allahut është se Ai e ka bërë atë mburojë të fortifikuar për ty prej shumë të këqijave.

Libri i mirë është shok. Njeriu i mirë është shok. Gruaja e mirë është shok (që rrin me të) dhe kështu... numëro shokë të mirë...

Pra, ruaje zemrën tënde, nuk ke diçka tjetër përveç saj. Dmth, nëse e prish zemrën tënde, je prish ti i gjithi.

‘’Në trup është një pjesë, e cila nëse rregullohet, i gjithë trupi rregullohet dhe nëse prishet zemra, i gjithë trupi prishet.‘’

Prishet gjuha jote dhe arrin deri aty sa bëhesh i keq. Prishet shikimi jot dhe arrin deri aty sa ti i jep syve të gjitha llojet e harrameve. Prishen veshët e tua dhe dëgjon me to harrame. Prishen gjithashtu edhe gjymtyrët e tua, rrobat e tua, të prishet fytyra jote. Nuk ka të Adhuruar me të drejtë përveç Allahut. Nëse të prishet ajo pjesë (zemra), të prishet i gjithë trupi, qoftë kjo (prishje) nga mbrenda apo nga jashtë, dhe nëse rregullohet (zemra), rregullohet i gjithë trupi.

Nëse shkatërron këtë pjesë, e ke shkatërruar komplet këtë botë dhe botën tjetër me anë të kësaj pjese. E lus Allahun të na japë sukses. E lus Allahun t’i largojë prej nesh fitnet.

E mira ka rrugë dhe shkaqe që të çojnë tek ajo dhe e keqja gjithashtu ka shkaqe, ka degë të këqija, rrugica/rrugë, dyshime dhe fitne!

‘’Kush ruhet prej sherrit/të keqes është i mbrojtur prej tij dhe ai i cili i kërkon të mirat i jepen ato atij.‘’

إِنَّا هَدَيْنَاهُ السَّبِيلَ إِمَّا شَاكِرًا وَإِمَّا كَفُورًا

 ‘’Vërtetë që Ne ia treguam atij rrugën, prej tyre ka falenderues dhe ka të tjerë mohues.‘’ El-Insan 3

Çdo njeri gjen në zemrën e tij ngurtësi dhe gjithashtu ndodh që të ndjejë gjendje ku besimin e ka të fortë, dhe ka raste kur besimin e ka të dobët. Por i sukseshmi është ai i cili edhe në momentin kur e ka besimin e dobët, përsëri nuk del jashtë kornizave të khajrit dhe sunnetit të përpiktë në të cilën ai është.

Thotë i Dërguari (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):

‘’Çdo vepër ka hovin/gjallërinë (dëshirën e madhe për të) dhe çdo hov/gjallëri ka plogështinë e tij. Kush e ka plogështinë e tij në sunnetin Tim ai ka shpëtuar...‘’

I përpiktë në çdo moment, gjykon me argumente në të mira dhe në vështirësi, në gjendje nervoze dhe në gjendje të mirë, në çdo gjendje që ai ndodhet, ai është i përpiktë. Ky është i shpëtuar... Ai i cili e ka plogështinë në diçka tjetër pos kësaj, ai është i shkatërruar.

Dobësohet, rrëzohet, me të humburit këtu, atje me drogaxhinjtë, fillon dhe mirret me drogë dhe në fund lajthiti dhe fluturoj me ata.

Edhe në momentet kur e ke besimin e dobët dhe je në gjendje plogështie, përsëri qëndro në të vërtetën dhe duke u përpjekur për ta forcuar besimin.

Muadhi thoshte:

‘’Ejani të besojmë disa çaste, ta kujtojmë botën tjetër dhe të na shtohet imani.‘’

Në një mexhlis/tubim të shtohet besimi, në një mexhlis tjetër ndodh që të dobësohet. Nuk krahasohet me këto takime asgjë sa i përket shtimit të besimit për atë që Allahu i jep sukses.

Takimet e Ehli Sunnetit, mexhliset/tubimet (e dijes) të Ehli Sunnetit, janë takime qetësie, takime mëshire dhe nuk krahasohet me ato (takime) asgjë në lidhje me shërimin e zemrave.

Ai person të cilit Allahu nuk i ka dhënë sukses, është ai i cili nuk përfiton nga këto takime dhe zemra e tij vazhdon të jetë e ngurtësuar, përndryshe këto takime janë takime të khajrit dhe të udhëzimit.

‘’Ndodh që syri ta mohojë dritën e diellit nga sëmundja që ka në të dhe ndodh që goja ta mohojë shijen e ujtit nga sëmundja. Ai i cili e ka gojën e hidhur dhe të sëmurë edhe ujti i pastër i duket atij i hidhur.‘’

Autor:
Jahja El-Haxhurij
(Allahu e ruajttë!)

Burimi:
https://sh-yahia.net/show_sound_12234.html?fbclid=IwAR3ks9Ll9vw5FYX7Xul6QJYHFg1I1A7H1ZvsT3e8_TaYUn4QzKkDdx_BOu8

Përshtati:
Ebu Muauije
Egzon Kreka

7 Dhul Hixh-xheh 1443H - 6.7.2022

Në video mund ta shikoni këtu