- 10-11-2022
- 643 shikime Autor : Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Fatkeqësitë që e godasin robin, a janë si shkak i zemërimit të Allahut?
Pyetje:
Allahu ju shpërbleftë me të mira! Thotë kjo pyetëse në pyetjen e saj të dytë: Kur Allahu e godet robin me fatkeqësi si kjo, e cila është fatkeqësia më e madhe mbi robin, a është ky zemërim nga Allahu mbi robin apo mëshirë?
Përgjigje:
Vertetë që Allahu i Lartësuar bën/vepron çfarë të dojë.
لا يُسْأَلُ عَمَّا يَفْعَلُ وَهُمْ يُسْأَلُونَ
‘’Nuk pyetet për atë që bën/vepron, ndërsa ata do të pyeten. Enbija 23‘’
Allahu i Lartësuar e sprovon robin me fatkeqësi të shumta, të mëdha dhe të vogla për ta sprovuar atë, a do të bëjë durim apo do të humbas durimin dhe do të zemërohet.
Ai i cili bën durim dhe është i kënaqur do të ketë si shpërblim kënaqësi, sevape dhe shpërblime. Ndërsa kush zemërohet dhe dëshpërohet, për të do të jetë zemërimi.
Sprovimi që i bën Allahu robit me këto fatkeqësi, nuk do të thotë që domosdoshmërishtë Allahu të jetë i zemëruar me të.
Pejgamberin (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) e godiste atë sëmundja, i ndodhte që të humbiste më të dashurit dhe ndodhte që të ndjente dhimbje, ashtu siç u plagos në betejën e Uhudit dhe ju thye dhëmbi i Tij.
Ne e dimë se kjo nuk është prej zemërimit të Allahut mbi të. Porse është sprovim nga Allahu i Lartësuar, si shkak që Pejgamberi i Tij Muhammedi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) të arrijë gradat e durimitarëve. Sepse durimi ka grada të larta dhe shkallë të ngritura dhe nuk mundet të arrihet (kjo gradë) vetëm se me sprovim dhe provim, në mënyrë që të bëhet e qartë, se a është robi durimtarë apo nuk është durimtarë.
Obligohet ai i cili goditet me fatkeqësi të ngjashme si këto që u përmendën në pyetje, siç është vdekja e të dashurve, obligohet që të ketë mendim të mirë për Allahun, dhe të mos mendojë se kjo është zemërim.
Dije se kushdo që goditet me fatkeqësi, çfarëdo fatkeqësie të jetë, Allahu i Lartësuar me atë fatkeqësi ia shlyen/falë gjynahet.
Sikurse na ka lajmëruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) se:
ما من مسلم يصاب بالمصيبة إلا كفر الله بها عنه حتى الشوكة إذا أصابته
‘’Çdo musliman i cili goditet me ndonjë fatkeqësi, Allahu vetëm se ia shlyen/falë gjynahet me të edhe nëse e shpon atë gjembi.‘’
Pas kësaj, nëse ai llogarit/shpreson shpërblimin nga Allahu, i cili është shpërblimi i durimtarëve, dhe shpreson se Allahu do ta shpërblejë për këtë, ai arrin me këtë shpërblim shtesë mbi shpërblimin e shlyerjes/faljes së të këqijave. Po!
Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Nurin alad Derb 309/b
Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
16 Muhar-ram 1444H – 14.8.2022
Në video mund ta shikoni këtu