Gjykimi i angazhimit me fjalë në xhami deri kur të thërritet namazi




Gjykimi i angazhimit me fjalë në xhami deri kur të thërritet namazi.

Pyetje:
Cili është mendimi i juaj për ata persona të cilët kur prezantojnë në xhami për të falur namazin, angazhohen me histori/tregime dhe fjalë të kota mes tyre derisa të thërritet ikameti?

Shejkhu:
A falin ata dy rekate para se të ulen kur hyjnë në xhami ?

Pyetësi:
Po!

Shejkhu:
Nëse ata falin dy rekate (para se të ulen kur hyjnë në xhami) apo falin sunetet nëse është namaz që ka sunete përpara (pas këtyre), më e mirë për ta është të angazhohen me leximin e Kur’anit ose të bëjnë tesbih apo me diçka e cila i bën dobi atyre sepse ata vazhdojnë të jenë në namaz përderisa ata e presin namazin.

Nëse ata angazhohen me fjalë të tjera, atëherë e shikojmë. Nëse (ajo çka ata flasin) është prej gjërave të ndaluara, atëherë bisedimi me ato fjalë duke qenë në xhami dhe gjatë pritjes së namazit, është gjynah më i rëndë.

E nëse (e folura e tyre) është prej gjërave të lejuara, atëherë nuk ka problem përderisa nuk i shqetësojnë të tjerët. Nëse i shqetësojnë të tjerët, atëherë atyre nuk u lejohet shqetësimi i muslimanëve.

Autori:
Imam Uthejmini
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘Likaatul Babil Meftuh‘’ 48a/7

Përshtati:
Sulejman Kushi
28 Shaban 1445H – 9.3.2024

Në video mund ta shikoni këtu