Gjykimi i kurimit të magjisë me magji




Gjykimi i kurimit të magjisë me magji

Pytje:
Një dëgjues nga Riadi ka dërguar një letër, në të cilën janë të shkruara disa pyetje. Në njërën prej tyre thuhet: A është e saktë mënyra e kurimit të magjisë me magji? Shpresoj të na e sqaroni këtë! Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Përgjigje:
Bismilahir-rahmanir-rahim! Falëenderimet i takojnë vetëm Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut janë mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata që e pasojnë rrugën e tij.

Magjia nuk mund të kurohet me magji, sepse magjia është rezultat i të adhuruarit të shejtanëve, duke iu lutur atyre dhe jo Allahut. Atyre u afrohesh vetëm me anë të adhurimit.

Magjia është nga mëkatet më të mëdha, jo vetëm kaq, por është nga harramet të cilat janë shirk. Prandaj, nuk është e lejueshme të kurohet magjia me magji.

Kur Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam!) u pyet në lidhje me En-Nushrah, Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam!) tha:

"Kjo është nga punët e shejtanit."

En-Nushrah është një vepër e cila i përket kohës së xhahiljetit, është të kuruarit e magjisë me magji. Pra, nuk është e lejueshme të kurohet magjia me magji. Është e obligueshme që ky kurim të bëhet me diçka tjetër, si: rukjet fetare apo ilaçet fetare; kështu kanë thënë (është transmetuar nga) njerëzit e dijes.

Assesi nuk lejohet që të kurohet magjia me magji, gjë e cila është afrim tek shejtanët, adhurim ndaj tyre dhe është vepër e cila e hidhëron Allahun e Lartësuar.

Autor:
Abdul Aziz Bin Baz
Allahu e mëshiroftë!

Burimi:
http://www.binbaz.org.sa/mat/9884

Përshtati:
UdhezimidheDrita.net

Në video mund ta shikoni këtu