Gjykimi i shpërdorimit në blerjen e mjeteve mësimore




Gjykimi i shpërdorimit në blerjen e mjeteve mësimore

Shejkhu
Po!

Pyetje:
Thotë: Shejkh i nderuar! Keni folur rreth blerjes së mjeteve mësimore dhe dëshiroj nga shkëlqesia juaj të na sqaroni dhe të na udhëzoni, veçanërisht ato gra të cilat shpërdorojnë gjatë blerjes së mjeteve mësimore, ku disa prej tyre, atë që kushton dhjetë, shkojnë dhe e blejnë njëzet për t’u dukur/mburrur.

Shpresoj nga shkëlqesia juaj të na thoni diçka reth kësaj çështje. Gjithashtu, cili është rregulli/kufiri i shpërdorimit?

Përgjigje:
Po! Kjo është një pyetje e mirë e cila përmban në vetvete vetëm një gjë, ndërsa unë do t’i shtoj asaj edhe diçka tjetër.

Gjëja që përmban në vetvete kjo pyetje, është, shpërdorimi në mjetet mësimore, kjo gjë është e ndaluar/harram, sepse Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَلَا تُسْرِفُوا ۚ إِنَّهُ لَا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ

‘’Dhe mos shpërdoroni. Vërtet Allahu nuk i do shpërdoruesit.‘’ En’am 141

Këto mjete mësimore kanë një jetëgjatësi, e cila kufizohet me përfundimin e mësimeve, dhe më pas ato hidhen në plehëra.

Si mund të shpenzohet pasuria, e cila (pasuria) është forca/ngritja e jetesës, në gjëra që përfundojnë në plehëra?!

Ndërsa shpërdorim është, tejkalimi i kufirit.
Duke u bazuar mbi këtë mund të themi. Kjo rrobë e këtij burri është shpërdorim, ndërsa kjo rroba e këtij burri nuk është shpërdorim, dhe kjo në varësi të gjëndjes. Shpërdorimi është, tejkalimi i kufirit.

Ndërsa gjëja që dëshiroj të shtoj, është se kemi dëgjuar që disa prej mjeteve mësimore kanë kryq apo kanë instrumente të muzikës etj. Këto mund të jenë në lapsa, në vizore, në mbështetëse/çanta dhe në fletore.

Prindi nuk duhet t’ia blejë këto fëmijës së tij. Blerja e atyre që kanë kryq është haram, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) nuk ka lënë asgjë me kryq vetëm se e ka thyer atë. Kështu që tregohuni të vëmendshëm tek kjo gjë, sepse armiqtë tuaj i bëjnë këto gjëra në mënyrë që të vegjëlit të mësohen dhe mos ta kenë problem, andaj ruhuni prej kësaj.

Fletoret të cilat nuk i kanë këto gjëra janë të shumta, dhe për këtë falenderimet i takojnë Allahut.

Nëse thua, se nuk mund të gjesh tjetër vetëm se ato, atëherë hiqe fletën e parë mbi të cilën janë këto figura dhe ndërroje me një fletë tjetër e cila nuk ka gjëra të ndaluara. Po!

Pyetësi:
Në lidhje me pronarët e librarive.

Shejkhu:
Sa i përket pronarëve të librarive, unë i paralajmëroj ata nga blerja e këtyre gjërave dhe nga shitja e atyre gjërave vëllezërve të tyre.

Autori:
Imam Uthejmini
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Likaatush Shehrijje‘’ 49b/7

Përshtati:
Sulejman Kushi
28 Shaban 1445H – 9.3.2024

Në video mund ta shikoni këtu