- 10-10-2019
- 1258 shikime Autor : Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Gjykimi mbi atë person i cili tallet me fenë dhe Pejgamberët
Pyetje:
Shejkh i nderuar, pyetësi thotë; cili është gjykimi për atë person i cili tallet me fenë ose ndonjërin prej Pejgamberëve?
Përgjigje:
Çdo kush i cili tallet me fenë, Allahun ose me të Dërguarin e Tij i tilli është jobesimtar (Allahu na ruajttë!) dhe ka bërë kufër i cili e ka nxjerrë atë nga Islami edhe nëse ai pretendon se është musliman.
Dijetarrët kanë thënë: Ai i cili tallet me Allahun ka bërë kufër edhe nëse ka qenë duke bërë shaka. Për këtë ata janë argumentuar me fjalën e Allahut të Lartësuar ku ka thënë:
وَلَئِن سَأَلْتَهُمْ لَيَقُولُنَّ إِنَّمَا كُنَّا نَخُوضُ وَنَلْعَبُ ۚ قُلْ أَبِاللَّـهِ وَآيَاتِهِ وَرَسُولِهِ كُنتُمْ تَسْتَهْزِئُونَ لَا تَعْتَذِرُوا قَدْ كَفَرْتُم بَعْدَ إِيمَانِكُمْ
Dhe nëse i pyet, ata do të të përgjigjen; ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim. Thuaju; A me Allahun, me Ajetet e Tij dhe me të Dërguarin e Tij ishit duke u tallur? Mos kërkoni fare ndjesë, me të vërtetë që mohuat pasi që patët besuar. Teube 65-66
Çdo kush i cili tallet me Allahun, të Dërguarin e Tij, librin e Tij, fenë e Tij apo me ndonjërin nga Pejgamberët (alejhimus selam!) i tilli është jobesimtarë. Këta njerëz duhet të pendohen tek Allahu i Lartësuar dhe të kthehen tek Ai, përndryshe i përgëzojmë ata me zjarrin e xhehennemit.
E lusim Allahu që t`i udhëzojë ata.
Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë
Burimi:
Fetaua Menarul Islam fq 25 py 8
Përshtati
Sulejman Kushi
Durrës - Shqipëri
30 Muhar-ram 1441H - 29.09.2019