Gjykimi mbi përshëndetjen: Paqja qoftë mbi atë, i cili e ndjek udhëzimin




Gjykimi mbi përshëndetjen: Paqja qoftë mbi atë, i cili e ndjek udhëzimin

Pyetje:
Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë sukses! A lejohet të përshëndetet muslimani, duke i thënë atij "Es-Selamu ala menit-tebe`a el-huda"‏?

Përgjigje:
Jo, por i thuhet; Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue Berakatuhu!

Ndërsa, jobesimtarit, të cilit i bëhet thirrje për në islam, i thuhet; Es-Selamu ala menit-tebe`a El-Huda! ashtu sikurse Musai dhe Haruni i thanë Firaonit:

"...sigurisht që ne kemi ardhur me shenjë nga Zoti yt! Dhe paqë qoftë mbi atë që ndjek udhëzimin!" Ta Ha 47

Po!

Autor:
Salih El-Feuzan
(Allahu e ruajttë!)

Burimi:
Fet`hul Mexhid Sherhu Kitabit Teuhid
7 Xhumadal Ula 1434H - 19.03.2013

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
15 Xhumadal Ula 1434H - 27.03.2013

Në video mund ta shikoni këtu