Gjykimi për lutjen që bëhet te varret




Gjykimi për lutjen që bëhet te varret

Pyetje:
Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë sukses! Disa njerëz, e lusin Allahun dhe kërkojnë prej Allahut te varret e njerëzve. Ata thonë: Ky vend është vend i bereqetshëm (i mirë). Cili është gjykimi për këtë vepër?

Përgjigje:
Kjo vepër është shkak që çon në shirk. Nëse e lut Allahun tek varri, kjo është bidat, po ashtu kjo është shkak që çon në shirk.

Nëse ai e lut të varrosurin dhe thotë se ky është njeri i mirë dhe se është një nga eulijat/të dashurit e Allahut, kjo është shirk i madh, sepse ta lusësh dikë tjetër përveç Allahut, është shirk i madh. Ndërsa, lutja e Allahut tek varri, është shkak që çon në shirk dhe është bidat, përveç në një rast të vetëm, kur ai e lut Allahun për të vdekurin, i jep selam atij, lutet për të, atëherë kjo është diçka e mirë. Po.

Autor:
Salih El-Feuzan
(Allahu e ruajttë!)

Burimi:
Igathetul Lehfan min Mesajidish Shejtan
27 Rabi`unil Akhir 1434H - 07.03.2013

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
15 Xhumadel Ula 1434H - 27.03.2013

Në video mund ta shikoni këtu