- 03-07-2022
- 649 shikime Autor : Shejkh Salih Ali Shejkh (Allahu e ruajttë!) | Kategori : -----
Jam Selefi dhe jam krenar
Pyetje:
Kam një pyetje! Kur mua më pyet ndonjë person dhe më thotë; ti je Selefij, si t’i përgjigjem atij?
Përgjigje:
Ky është nder. Thuaj, jam Selefi dhe jam krenar. Po!
Përgjigja është e thjeshtë. Cili është kuptimi i fjalës Selefi? Selefi domethënë, se unë jam me ata të cilët më kanë paraprirë, sikurse i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), shokët e Tij fisnik dhe khalifët/prijësit e drejtë/rashidun. Për të cilët Allahu i Lartësuar ka thënë:
رَّضِيَ اللَّهُ عَنْهُمْ وَرَضُوا عَنْهُ
‘’Allahu është i kënaqur me ata dhe ata janë të kënaqur me Të’’. Teube 100
Mirëpo, a mund të mendojmë se të gjithë njerëzit do të kënaqen me ne?! Jo!
Ngrije kokën dhe thuaj se unë jam Selefi. Në këtë (thënie) nuk ka diçka të keqe. Kjo është krenari.
Autor:
Salih Ali Shejkh
(Allahu e ruajttë!)
Përshtati:
Sulejman Kushi
4 Dhul Hixh-xheh 1443H - 3.7.2022
Në video mund ta shikoni këtu