- 15-06-2020
- 1101 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Këshilla e fundit drejtuar Ummetit
Falenderimet i takojnë vetëm Allahut, Atë e falenderojmë e prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.
Kërkojmë mbrojtje prej Tij nga të këqiat e veteve dhe punëve tona, këdo që Allahu e udhëzon, nuk ka humbje për të, e këdo që Allahu e humbet, nuk ka udhëzim për të.
Dëshmoj se nuk ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahu të vetëm e të pa shok, dhe dëshmoj se Muhammedi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) është rob dhe i dërguari i Tij.
Dhe më pas:
Këshilla ime është për ç`do Musliman në sipërfaqe të tokës, e në veçanti për vëllezërit tanë që janë bashkë me ne dhe na bashkangjiten në thirrjen e bereqetshme, në thirrjen e Kur`anit dhe të Sunnetit duke ndjekur rrugën e të Parëve Tanë të Mirë (Selefus-Salih), së pari i këshilloj ato dhe veten time që ta kenë frikë Allahun e Lartësuar e pastaj, të marrin/përfitojnë vazhdimisht dije të dobishme, sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:
Dhe kijeni frikë Allahun dhe Allahu iu mëson ju. Bekara 282
Dhe ta shoqërojnë dijen e tyre me vepra të mira, e cila (dija), tek ne të gjithë nuk duhet të dali jashtë rrethit (pasimit) të Kur`anit, Sunnetit dhe pasimit të Selefus-Salih, e duke e shtuar atë vazhdimisht sa të kenë mundësi, duke e shoqëruar atë me punë e cila mos të jetë argument kundra tyre por të jetë argument për to;
Ditën në të cilën as pasuria dhe as fëmijët nuk do të vlejnë. Përveç atij i cili sjell tek Allahu zemër të pastër (prej shirkut, politeizmit dhe hipokrizisë). Shuara 88-89
Dhe i paralajmëroj ato, që të mos bashkangjiten/bashkohen me ato (grupe) të shumta të cilët janë larguar nga rruga e Selefëve në shumë e shumë gjëra, e që i bashkon ato (grupe) një fjalë, e ajo është "Khuruxhi" (dalja/rebelimi) kundra Muslimanëve e kundra Xhematit të tyre, porse i këshilloj ato që të jenë ashtu siç ka thënë (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) në hadithin e saktë:
Dhe jini o robër të Allahut vëllezër. Muslimi nr 2559 ashtu siç ju ka urdhëruar Allahu i Lartësuar.
Dhe siç e përmenda edhe në xhelsen (takimin) e kaluar dhe po e përsëris përsëri, sepse në përsëritje ka dobi, ne duhet që të jemi të butë në thirrjen tonë ndaj atyre që janë kundër saj, dhe ta pasojmë fjalën e Tij të Lartësuarit për ç`do herë e përgjithmonë, ku thotë
Thirri/ftoji (njerëzit) në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me thirrje të ndershme dhe të bukur dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë. Nahl 125
Dhe ai që e meriton më së shumti, që të përdorim (mbi të) këtë urtësi është ai i cili është kundërshtari më i rreptë ndaj parimit dhe akides tonë, që mos të bashkojmë mes rëndesës/peshës së thirrjes së drejtë që Allahu i Lartësuar na e mundësoi neve, dhe mes rëndesës/peshës së mënyrës së keqe në thirrjen për tek Allahu i Lartësuar.
Dëshiroj prej vëllezërve tanë kudo që janë nëpër vendet Islame që të edukohen me këto edukata Islame dhe të kenë për qëllim me këtë, shpërblimin tek Allahu i Lartësuar, e mos ta bëjnë për "shpërblime e lavdërime".
Për momentin mjafton, dhe falenderimi i takon Zotit të Botrave.
Autor:
Muhammed Nasirudin El-Albani
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
Huda uen Nur 900/1
Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
17 Dhul Ka`deh 1434H - 23.09.2013
Në video mund ta shikoni këtu