Kitabut Teuhid i përçan Muslimanët!




Kitabut Teuhid i përçan Muslimanët!

Pyetje:
Shejkh i nderuar! Allahu ju dhëntë sukses! Disa grupe të devijuara paralajmërojnë rreth librit "Kitabut Teuhid" dhe librave të Imamëve të davetit. duke pretenduar se këto (libra) i përçajnë muslimanët. Ata thonë "Ne në këtë kohë kemi nevojë për bashkimin e Ummetit e jo ndarjen e tij!"

Përgjigje:
Këtë dyshim ata e ripërsërisin shumë herë dhe ne këtij dyshimi i jemi përgjigjur gjithashtu shumë herë, dhe ne kemi thënë:
"Asgjë nuk i bashkon muslimanët, përveç Teuhidit!"

I cili i bashkoi Sahabët, pavarësisht se ishin nga fise të ndryshme, me ngjyra të ndryshme dhe nga qytete të ndryshme, ai i bashkoi ata, e ai është Teuhidi. Fjala: La ilahe il-lallah.

Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas Litarit të Allahut (Kur`anit) dhe mos u përçani. Ali Imran 103.
Asgjë nuk i bashkon njerëzit, përveç Teuhidit! Ndërsa shirku dhe bidati, këto i ndajnë njerëzit.

Ne nuk kemi nevojë për bashkimin e njerëzve. Nevoja jona është të thërrasim në Teuhid dhe të bashkohemi me njerëzit e Teuhidit. Kush bën pjesë tek njerëzit e Teuhidit, mirësevjen, me të tillë njerëz bashkohemi ne. Ndërsa kush është prej njerëzve të shirkut dhe kryeneçësisë, një njeri i tillë nuk është i mirëseardhur dhe ne nuk kemi nevojë të bashkohemi me të.

Autor:
Salih El-Feuzan
(Allahu e ruajttë!)

Përshtati:
UdhezimidheDrita.net

Në video mund ta shikoni këtu: