Kohëzgjatja e mes`hit i cili ka filluar para udhëtimit




Kohëzgjatja e mes`hit i cili ka filluar para udhëtimit

Pyetje:
Nëse burri/gruaja i jep mes`h (çorapeve etj) dhe nuk është udhëtar por më pas udhëton, a duhet ta plotësoi kohën e dhënies mes`h (çorapeve etj) aq kohë sa i lejohet udhëtarit?

Përgjigje:
Nëse ai i jep mes`h (çorapeve etj) dhe nuk është udhëtar por më pas udhëton, ai e plotëson kohën e dhënies mes`h aq kohë sa i lejohet udhëtarit, ky është mendimi më i saktë.

Disa nga dijetarët kanë thënë; nëse ai i jep mes`h dhe nuk është udhëtar por më pas udhëton, plotëson kohën aq sa është koha e mes`h-it për personin që nuk është udhëtar.

Porse e sakta është ajo që ne thamë. Sepse ai burrë/grua është akoma në kohën e mes`h-it të tij para se të udhëtonte dhe më pas udhëtoi, kështu që, ai/ajo llogaritet nga udhëtarët të cilëve u lejohet t`i japin mes`h (çorapeve etj) tri ditë.

Kjo gjë është cekur edhe nga Imam Ahmedi (Allahu e mëshiiroftë!) se ai është kthyer tek ky mendim pasiqë ka pas menduar se burri/gruaja plotësojnë mes`h-in e atij që nuk është udhëtarë.

Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
Mexhmu`u Fetaua 11/175 py 122

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës - Shqipëri
12 Safer 1441H - 11.10.2019