- 19-10-2026
- 88 shikime Autor : Lexhnetu Ed-Daimeti | Kategori : -----

Kufiri ndërmjet kufrit (mosbesimit) dhe Islamit
Pyetje: Cili është kufiri ndarës ndërmjet kufrit (mosbesimit) dhe Islamit? Dhe a bën pjesë në radhët e muslimanëve ai që i shqipton dy dëshmitë (shehadetin), e më pas kryen vepra që i shpërbëjnë/i anulojnë/i shfuqizojnë ato të dyja, pavarësisht namazit dhe agjërimit të tij?
Përgjigje: Kufiri ndërmjet kufrit dhe Islamit është: Shqiptimi i dy dëshmive, i shoqëruar me vërtetësi (sidk) dhe sinqeritet (ikhlas) dhe të vepruarit/punuarit në përputhje me kërkesat e tyre (shehadetit). Kushdo që i plotëson këto kushte, ai është musliman besimtar.
Ndërsa ai që bën hipokrizi, duke mos besuar me vërtetësi dhe pa qenë i sinqertë, ai nuk është besimtar. Po kështu, edhe ai që i shqipton ato të dyja, dhe kryen diçka prej shirkut (idhujtarisë) që i anulon ato të dyja – si për shembull ai që kërkon ndihmë nga të vdekurit në kohë vështirësie apo mirëqenieje, ai që preferon/përzgjedh gjykimin me ligje të njerëzve përpara gjykimit me atë që ka zbritur Allahu i Lartësuar, si dhe ai që tallet me Kuranin apo me atë që është vërtetuar nga sunneti i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) – ky person është kafir (jobesimtar), edhe nëse i shqipton dy dëshmitë, falet dhe agjëron.
Prej Allahut vjen suksesi. Lavdërimi dhe paqja e Allahut është për të Dërguarin tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.
Komisioni i Përhershëm për hulumtime shkencore dhe fetua
Burimi:
Fetaua Ulemail Beledil Haram. Fq 55
Fetaual Lexhnetid Daimeti 2/45
Përshtati:
Sulejman Kushi
8 Xhumadal Ula 1448H – 19.10.2026