Kundërpërgjigjja e Imam Albanit ndaj atyre që e akuzojnë Ehli Sunnetin me irxha




Kundërpërgjigjja e Imam Albanit ndaj atyre që e akuzojnë Ehli Sunnetin me irxha

Pyetje:
Shejkhu ynë! Janë shfaqur disa libra që flasin për çështjet e tekfirit, ku aty kanë përmendur disa argumente mbi çështjet e imanit, duke akuzuar me to se akidja e Ehli Sunnetit dhe Xhematit në këtë mesele/çështje është prej meseleve/çështjeve të murxhieve, dhe në to ata kanë përmendur një fjalë të Ibn Ibil Izz-it dhe të Tahauiut.

Cili është refuzimi i juaj rreth këtij dyshimi. Allahu jua shpërbleftë me të mira.

Përgjigje:
Refuzimi ynë është se së pari: khilafi/mospajtimi mes Ehli Sunnetit dhe murxhieve është i vërtetë dhe është rrënjësor/thelbësor, në dy aspekte.

Ehli Sunneti besojnë (e kanë akide) se veprat e mira janë prej imanit. Ndërsa murxhiet nuk e kanë këtë besim dhe deklarojnë se imani është pohim/deklarim me gjuhë dhe vërtetim/besim me zemër, kurse veprat e mira nuk janë prej imanit.

Me këtë ata (murxhiet) refuzojnë/kundërshtojnë tekste të shumta, të cilat nuk është e nevojshme t’i përmendim vetëm nëse do të jemi të detyruar.

Kjo është pika e parë në të cilën murxhiet e kundërshtojnë Ehli Sunnetin.

Pika e dytë, e cila degëzohet nga pika e parë, është se Ehli Sunneti thonë: ‘’Imani shtohet dhe pakësohet.‘’

Shtimi i tij bëhet/është me bindje/adhurime dhe pakësimi i tij bëhet/është me gjynahe.

Murxhiet e mohojnë këtë të vërtetë sheriatike dhe thonë se: ‘’Imani nuk shtohet dhe as nuk pakësohet.‘’

Andaj që, akuza e atyre për të cilët na tregove, dhe përgjegjësia bie mbi transmetuesin (e pyetjes), akuza e atyre shkrimtarëve në këtë kohë ndaj Ehli Sunnetit se ata janë murxhie në çështjen e Imanit, kjo tregon në mënyrë të prerë për dy çështje, ku më e ëmbla e atyre dyjave është e hidhur. Ose ata nuk e dinë këtë të vërtetë, ose bëjnë sikur nuk e dinë atë.

Si mund të akuzohet (me irxha) ai i cili thotë se imani e përfshin veprën e mirë dhe se imani shtohet dhe pakëstohet, si mund të akuzohen këta se janë murxhie?!

Ndërkohë që murxhiet e kundërshtojnë Ehli Sunnetin në thelb/bazë dhe thonë se imani nuk e përfshin veprën e mirë dhe nuk pranon as shtimin dhe as pakësimin, aq sa ata (murxhiet) transmetojnë nga njëri prej të mëdhenjve (dijetarëveve) të tyre, se ai thoshte: ‘’Imani im është si imani i Xhibrilit (alejhis selam!).‘’

Ky ndoshta mund të jetë i sinqertë me veten e tij, porse ai nuk është i sinqertë me tekstin e librit të Zotit të tij, kur ky thotë që: ‘’Imani im është si imani i Xhibrilit.‘’

Pra, ky beson se imani nuk ka lidhje me namazin, me adhurimin dhe me devotshmërinë dhe se ky është imani (sipas tij). Dhe se imani i cili është thejsht besim (dhe asgjë më tepër), nuk pranon (sipas murxhieve) shtim dhe pakësim.

Sepse imani nëse bie poshtë jekinit/sigurisë, në të futet dyshimi dhe pasiguria, atëherë ai nuk bën dobi.

Mirëpo imani, nuk e pranon ngurtësinë (të qenurit i pandryshueshëm), përkundrazi ai (imani) është si kjo drita dhe si ky vendi këtu, të cilit sa më shumë t’ia shtojmë ndriçimin aq më shumë ai përhapet dhe përhapet pa kufij.

Kështu që, akuzimi që i bëjnë ata Ehli Sunnetit, të cilët siç kuptohet nga pyetja, u bashkëngjiten khauarixhëve, të cilët thonë të njëjtën fjalë (duke akuzuar Ehli Sunnetin me irxha), dhe gjykojnë me kufr mbi ata që bëjnë/veprojnë ndonjë gjynah prej gjynaheve të mëdha, duke kundërshtuar kështu sa e sa tekste të shumta prej Kur’anit dhe Sunnetit.

Sa çudi, si e akuzojnë shumicën e muslimanëve prej Sahabëve, Tabi’inëve dhe pasuesve të tyre, për të cilët ka dëshmuar i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) se ata janë brezat më të mirë, pra, i akuzojnë ata se janë murxhie, dhe me këtë gjë (akuzë) ata kundërshtojnë shumë tekste nga Kur’ani dhe Sunneti.

Dhe kjo çështja, sipas mendimit tim, nuk ka nevojë për zgjerim në refuzimin e kësaj shpifje më tepër sesa përmenda pak më parë dhe besoj se kjo mjafton InshaAllah.

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 764/3

Përshtati:
Sulejman Kushi
4 Dhul Ka’deh 1445H – 12.5.2024

Në video mund ta shikoni këtu