Kush janë Je`xhuxh-ët dhe Me`xhuxh-ët?




Kush janë Je`xhuxh-ët dhe Me`xhuxh-ët?

Pyetje:
Kush janë Je`xhuxh-ët dhe Me`xhuxh-ët?

Përgjigje:
Je`xhuxh-ët dhe Me`xhuxh-ët janë dy popuj prej bijëve të Ademit, ata ekzistojnë/jetojnë edhe tani.

Allahu i Lartësuar ka thënë kur na ka treguar historinë e Dhul Karnejnit:

حَتَّىٰ إِذَا بَلَغَ بَيْنَ السَّدَّيْنِ وَجَدَ مِن دُونِهِمَا قَوْمًا لَّا يَكَادُونَ يَفْقَهُونَ قَوْلًا ﴿٩٣﴾ قَالُوا يَا ذَا الْقَرْنَيْنِ إِنَّ يَأْجُوجَ وَمَأْجُوجَ مُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ فَهَلْ نَجْعَلُ لَكَ خَرْجًا عَلَىٰ أَن تَجْعَلَ بَيْنَنَا وَبَيْنَهُمْ سَدًّا ﴿٩٤﴾ قَالَ مَا مَكَّنِّي فِيهِ رَبِّي خَيْرٌ فَأَعِينُونِي بِقُوَّةٍ أَجْعَلْ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُمْ رَدْمًا ﴿٩٥﴾ آتُونِي زُبَرَ الْحَدِيدِ ۖ حَتَّىٰ إِذَا سَاوَىٰ بَيْنَ الصَّدَفَيْنِ قَالَ انفُخُوا ۖ حَتَّىٰ إِذَا جَعَلَهُ نَارًا قَالَ آتُونِي أُفْرِغْ عَلَيْهِ قِطْرًا ﴿٩٦﴾ فَمَا اسْطَاعُوا أَن يَظْهَرُوهُ وَمَا اسْتَطَاعُوا لَهُ نَقْبًا ﴿٩٧﴾ قَالَ هَـٰذَا رَحْمَةٌ مِّن رَّبِّي ۖ فَإِذَا جَاءَ وَعْدُ رَبِّي جَعَلَهُ دَكَّاءَ ۖ وَكَانَ وَعْدُ رَبِّي حَقًّا

Derisa, kur arriti mes dy malesh, ai gjeti aty pranë një popull që mezi kuptonte ndonjë fjalë. Ata thanë; o Dhul Karnejn! Me të vërtetë që Je`xhuxh-ët dhe Me`xhuxh-ët po bëjnë shaktarrime në tokë. A të paguajmë ty një detyrim në mënyrë që ti të mundesh të na bësh/vendosësh një pengesë (të pakalueshme) mes nesh dhe atyre? Ai tha; ajo (fuqi, autoritet, pasuri) në të cilën më ka vendosur Zoti im është më e mirë (sesa pagesa e juaj). Më ndihmoni me fuqi (punëtore) dhe unë do të ndërtoj mes jush dhe atyre një pengesë të pakalueshme. Ai tha; Më sillni blloqe hekuri, dhe kur e mbushi pjesën mes dy maleve tha; fryni, derisa i nxehu shumë dhe tha; më sillni bakër të shkrirë për ta derdhur mbi ta. Kështu ata (Je`xhuxh-ët dhe Me`xhuxh-ët) nuk kishin mundësi për t`iu ngjitur ose për ta shpuar (pengesën). Ai (Dhul Karnejni) tha; kjo është mëshirë prej Zotit tim, por kur të vijë premtimi i Zotit tim, Ai do ta sheshojë/shkatarrojë (pengesën) dhe premtimi i Zotit tim është gjithnjë i vërtetë. Kehf 93-98.

Ndërsa Pejgamberi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:
Në ditën e gjykimit Allahu do të thotë: o Adem! Nxirri pasardhësit e tu nga zjarri... derisa tha i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!): Përgëzohuni! Prej jush do të jetë një ndërsa nga Je`xhuxh-ët dhe Me`xhuxh-ët do të jenë një mijë (që do të hyjnë në xhehennem).

Dalja e tyre është një nga shenjat ee ditës së kijametit. Ata kanë ekzistuar edhe gjatë kohës së Pejgamberit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!). Një hadith të cilin e transmeton Ummu Habibe (Allahu është i kënaqur me të!), ajo ka thënë:
Një ditë i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) doli i frikësuar dhe me fytyrë të skuqur, dhe tha: Nuk meriton të Adhurohet askush tjetër përveç Allahut! Mjerë për Arabët nga e keqja e cila me të vërtetë iu është afruar. Sot është hapur një vrimë nga pengesa e Je`xhuxh-ëve dhe Me`xhuxh-ëve sikur kjo, dhe bëri një rreth duke bashkuar gishtin e madh me gishtin tregues.

Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
Mexhmu`u Fetaua ue Rasail 2/12 py 139

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës - Shqipëri
2 Safer 1441H - 02.10.2019