Kush mundet të thërras në rrugën e Allahut




Kush mundet të thërras në rrugën e Allahut

Pyetje:
Një pyetës thotë: Disa prej pasuesve të xhematit teblig argumentohen me hadithin:

"Transmetoni prej meje qoftë edhe një ajet" duke thënë se nuk është kusht për një person i cili dëshiron të bëjë dauet që patjetër të jetë i ditur (dijetar)?

Përgjigje:
Në rrugën e Allahut mund të thërrasë vetëm ai që ka dije apo ai që ka diçka nga dituria. Mirëpo, nëse dikush është injorant, si mund të bëjë dauet një i tillë kur ky në origjinë nuk e di dauetin. Kjo është prej gabimeve dhe është në kundërshtim me dauetin (thirrjen) e të Dërguarve.

Allahu i Lartësuar thotë:
"Thuaj (o Muhammed): Kjo është rruga ime, unë ftoj drejt Allahut (dmth në Njëshmërinë e Allahut - monoteizmit islam) me dije të sigurtë, unë dhe kushdo që më ndjek mua." Jusuf 108

Pra, një gjë e atillë është e gabuar.

Lejohet urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja deri në masën e aftësisë së personit nga ajo që ai e di, edhe nëse ai është nga njerëzit e thjeshtë. Një thirrës i tillë, e ka të detyrueshmë që të urdhërojë në të mirë aq sa di, të ndalojë nga e keqja aq sa di dhe të thërrasë në rrugën e Allahut aq sa di.

Allahu i Lartësuar thotë:
"Le të dalë nga ju një grup që thërret në atë që është e mirë." Ali Imran 104

Çdo person dëshiron të jetë nga ky grup (i përmendur në këtë ajet).

Thotë i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lam!):
"Kushdo nga ju që sheh një të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij. Nëse nuk mundet, atëherë me gjuhen e tij dhe nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me zemrën e tij; kjo është nga imani më i dobët." E transmeton Muslimi.

Ndërsa sa i përket çështjes së atij i cili e përshkruan veten si thirrës dhe si mësues, por që realisht është një xhahil, atëherë në të vërtetë kjo është e gabuar. Ajo se çfarë po bëjnë xhemati teblig (Allahu i udhëzoftë!) pasha Allahun, është një vepër e gabuar. Ata më shumë sjellin dëm sesa përmirësim.

Autor:
Jahja El-Haxhurij
Allahu e ruajttë!

Burimi:
http://aloloom.net/upload/h/fatawa/fawa3d/fdh18-2.mp3

Përshtati:
UdhezimidheDrita.net

Në video mund ta shikoni këtu