- 25-07-2022
- 680 shikime Autor : Dijetarë të ndryshëm | Kategori : -----
Lavdërimet e disa prej Dijetarëve të mëdhenjë për Imam Albanin
Imam Abdul Aziz Bin Bazi (Allahu e mëshiroftë!)
Shejkh Muhammed Nasiruddin El-Albani është prej vëllezërve tanë më të afërt, i njohur me qëndrueshmëri (në rrugën e drejtë), me besim të pastërt dhe me veti të mira. I cili është i zellshëm/aktiv në mbledhjen dhe qartësimin e haditheve të sakta prej atyre të dobtave. Ai është i njohur tek të gjithë, gjithashtu është i njohur edhe tek ne. Në këtë çështje ai ka bërë përpjekje të mira dhe vepra të mëdha. E lusim Allahun të na japë ne dhe atij më shumë sukses dhe duke na i përmisuar qëllimet dhe veprat.
Imam Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Nuk njoh nga Shejkh Albani ndonjë fjalë e cila tregon se ai është prej njerëzve të irxhasë. Porse ai është Selefij, Sunnij, Muhadith dhe rrallë gjen në këtë kohë si ai.
Imam Mukbil Ibn Hadi El-Uadi’ij (Allahu e mëshiroftë!)
Të gjithë njerëzit e epsheve i urrejnë këta dy dijetarë të nderuar, Shejkh Albanin dhe Shejkh Bin Bazin, pse ? Sepse ata te dy janë dijetarë të njohur të cilët i kundërshtojnë dyshimet e bidatçive, dhe prej Allahut kërkojmë ndihmë!
Çfarë? Allahu ju ruajttë! Kjo është ajo që ne njohim/dijmë për Shejkh Albanin, Allahu e mëshiroftë.
Shejkh Ahmed Ibn Jahja En-Nexhmi (Allahu e mëshiroftë!)
Shikoni në librat e Albanit se çfarë do të gjeni, subhanallah, Allahu Ekber.
Ne nuk njohim askënd që të ketë punuar/vepruar atë që ai (Albani) ka punuar/vepruar, ndërsa tani thuhet se ai është murxhi. A nuk turpërohet! A nuk turpërohet ai i cili e thotë këtë? A nuk frikësohet nga Allahu ai i cili thotë kështu?
Pasha Allahun! (ai i cili flet kundër Albanit) do të kthehet tek librat e tij (Albanit), aty (në ato libra) ku ai (Albani) i ka bërë të sakta dhe të dobta (hadithet). Ndoshta, ai kthehet tek librat e Albanit (në ato libra) ku ai (Albani) i ka bërë të sakta dhe të dobta (hadithet), dhe përsëri thotë, Albani është murxhi. Për Allahun jemi dhe tek Ai do të kthehemi.
Kjo është një shpifje e madhe!
Shejkh Rabi Ibn Hadi El-Medkhalij (Allahu e ruajttë!)
Besimi/akideja i jonë dhe besimi i Albanit është i njëjtë. Menhexhi jonë dhe menhexhi i Albanit është i njëjtë.
Shejkh Ibn Bazi, Ibn Uthejmini, Albani, Muhammed Ibn Abdul Ueh-hab dhe Ibn Tejmijje, që të gjithë këta janë/kanë një besim/akide dhe një menhexh.
Për 60 vjet gjatë jetës së Albanit dhe Ibn Bazit është përhapur ky davet nga lindja në perëndim, dhe selefinjtë në të gjithë botën nuk mund të gjejnë dallim midis menhexhit të Albanit dhe të vëllezërve (dijetarëve) të tij.
Shejkh AbdulMuhsin Abbad El-Bedr (Allahu e ruajttë!)
Thotë; që po parandalohet ndaj Shejkh Albanit. Parandalohet ndaj një personi i cili i shërbeu Sunnetit dhe e harxhoi jetën e tij duke i studiuar hadithet e të Dërguarit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), duke kërkuar në to, duke shpjeguar se cili është i saktë dhe cili nuk është i saktë. Ajo me të cilën obligohet njeriu është që të bëjë lutje për të (Albanin), ta lavdërojë atë dhe të përfitojë prej dijes së tij.
Shejkh Salih Ibn Muhammed El-Luhejdan (Allahu e mëshiroftë!)
Nuk ka aspak dyshim se Shejkh Nasirud-din El-Albani, Allahu e mëshiroftë është prej dijetarëve dhe prej atyre të cilët e kanë mbrojtur hadithin dhe që kanë bërë/përhapur dobi të madhe.
Përshtati:
UdhezimidheDrita.net
24 Dhul Hixh-xheh 1443H - 23.7.2022
Në video mund ta shikoni këtu