- 26-07-2020
- 1382 shikime Autor : Shejkh Abdul Aziz Ali Shejkh (Allahu e ruajttë!) | Kategori : -----
Martesa apo bindja e nënës për mosmartesë
Pyetje:
Njëri nga të rinjtë do që të martohet, mirëpo nëna e tij këmbëngul që ai mos të martohet derisa të ndërtojë shtëpi. A bën gjynah ai nëse nuk i bindet nënës së tij?
Përgjgije:
Pasha Allahun, o vëllai im, nëse dëshira e tij për martesë është e fortë dhe frikësohet për vehten e tij se nëse e vonon martesën, mund të bëjë ndonjë gjynah, atëherë nuk ka dyshim se martesa është e rëndësishme, dhe në këtë rast akoma më e rëndësishme.
Kështu që, nëse nefsi (vetja) e tij e dëshiron martesën dhe shtyrja e saj mud të sjellë dëme për të, apo do t`ia shqetësojë zemrën dhe t`i hapen dyert e mëkatit, për të cilat e lusim Allahun që të na shpëtoj prej tyre ne dhe atë, atëherë në këtë rast martesa është nga gjërat më të rëndësishme.
Le të përpiqet për ta bindur nënën e tij! E ndoshta ajo është duke na dëgjuar tani inshaAllah. Ajo duhet t`ia lehtësojë djalit të saj martesën, ndërsa çështjet e tjera vijnë më pas inshaAllah.
Autor:
Abdul Aziz Ali Shejkh
(Allahu e ruajttë!)
Përshtati:
Sulejman Kushi
14 Muhar-ram 1435H - 18.11.2013
Durrës/Shqipëri
Në video mund ta shikoni këtu