Mbajtja e drejtësië midis grave




Mbajtja e drejtësië midis grave

Pyetje:
Shejkh i nderuar! Një burrë ka dy gra të cilat jetojnë larg njëra tjetrës, dhe ai nuk ka mundësi që të jetë i drejtë (të mbajë drejtësi) duke ndarë kohën e qëndrimin në mënyrë të barabartë me secilën prej tyre, duke pasur parasysh se, vendi i punës dhe i biznesit të tij është në të njëjtin vend (qytet/fshat/rrethinë) ku jeton njëra prej grave të tij, gjë e cila bën që ai të kalojë më shumë kohë me të se sa me gruan tjetër. Në këtë situatë, a është mëkatar ky burrë?

Përgjigje:
Kjo gjë është për tu shikuar, se a janë të kënaqura te dyja bashkëshortet me këtë situatë apo jo? Nëse ata janë të kënaqura, çështja është e qartë, sepse kjo gjë është e drejtë e tyre. Nëse ata janë të kënaqura me atë që vepron burri i tyre, nuk ka asnjë problem.

Nëse secila prej tyre kërkon të drejtën e saj, ai obligohet që ta rregulloi situatën. Nëse qendron tek njëra gjashtë ditë, atëherë obligohet që të qendroi edhe tek tjetra gjashtë ditë, (vepron këtë zgjidhje) nëse e ka të vështirë që të udhëtojë për çdo ditë ose verpon ashtu siç mund të biejnë dakort ata.

Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
Likaul Babil Meftuh nr 66/12

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
14 Rabi`unil Euuel 1441H - 12.11.2019