Medhhebi Zejdi është i ndërtuar mbi dëshira




Medhhebi Zejdi është i ndërtuar mbi dëshira

Pyetje:
Cili është kuptimi i thënëies; medhhebi zejdi është i ndërtuar mbi dëshira?

Përgjigje:
Dëshira është e njohur. Në qoftë se do të ndërtosh një ndërtesë mbi dëshira, nuk ka dyshim se ajo do të rrënohet (shembet) dhe do të bie.

Kuptimi i kësaj është se me të vërtetë medhhebi zejdi nuk ka asnjë libër. Libri "Mexhmu`ul Fik`hij uel Hadithij"1 është transmetuar prej Amr Ibn Khalid El-Uasitij, prej tij e transmeton Ibrahim Ibn Ez-Zebrakan.

Sa i përket Amrit, ky është gënjeshtar, ndërsa Ibraim Ibn Ez-Zebrakan, në të ka dobësi; prej këtij e transmeton Nasr Ibn Muzahim për të cilin Imam Dhehebiu (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Ishte një gënjeshtar dhe devijues nga e vërteta.

E rëndësishme është se ky libër nuk është i vërtetë, gjithashtu edhe libri "El-Kira`at" i transmetuar nga Ebi Hajjan Et-Teuhidij Alij Ibn Muhammed, i cili konsiderohet nga zenadikat2 e islamit.

Imam Ibn Xheuzi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: Zenadikat e Islamit janë tre; Ebu Ala El-Muar-rij, Er-Rauendij dhe Ebu Hajjan E-Teuhidij.

Ai po ashtu ka thënë: Ebu Hajjan Et-Teuhidij ishte më i keqi nga këta të tre, sepse dy të tjerët i tregonin hapur gabimet e tyre, ndërsa ky i fshehu.

Prandaj, nuk gjendet ndonjë libër i saktë e t`i atribohet Zejd Ibn Alij Ibn Ebi Talib (Allahu e mëshiroftë!). Unë nuk jam duke ju bërë thirrje që të largoheni nga medhhebi zejdi e të shkoni në medhhebin Hanbeli, apo në medhhebin Shafi`i apo në medhhebin Hanefi apo në medhhebin Maliki, por ne ju thërrasim që të largoheni nga medhhebi zejdi dhe shi`ij, e të futeni në Sunnetin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhu ue selem!).

Autor:
Mukbil Ibn Hadi El-Uadi`ij

Allahu e mëshiroftë!

Burimi:
Marrur nga libri:
"Tuhfetul Muxhib ala Es`iletil Hadiri uel Garib fq 28-29"

http://muqbel.org/fatwa.php?fatwa_id=481

Përshtati:
UdhezimidheDrita.net

Në video mund ta shikoni këtu

_________________________________________
1) Libri që pretendohet se e ka shkruar Zejd Ibn Alij Ibn Ebi Talib Allahu e mëshiroftë.
2) Zindik është ai i cili e fsheh kufrin dhe shfaq islamin, gënjen, mashtron, tradhton dhe e mohon Ditën e Gjykimit, etj.