- 26-03-2020
- 1152 shikime Autor : Shejkh Abdul Kerijm El-Haxhurij (Allahu e ruajttë!) | Kategori : -----
Mos paralajmeroni kunder Demmaxhit!
Pyetësi:
A është e lejuar për ne që të paralajmërojmë kundër thirrësve të cilët flasin dhe paralajmërojnë kundër Demmaxhit? Allahu iu dhëntë bereqet!
Përgjigje:
Demmaxhi siç keni dëgjuar është Darus Sunneh (vend i sunnetit), është themeluar në sunnet. Që nga themelimi i tij, aty mësohet Kur`ani dhe Sunneti. Falenderimi i takon Allahut të Lartësuar që aty nuk është mësuar qoftë edhe një bidat i vetëm duke u përhapur prej Demmaxhit! Aty nuk mësohet gjë tjetër përveç Kur`anit dhe Sunnetit. Dhe paralajmërimi kundër Demmaxhit nuk është për shkak të mureve të tij, as pse është ndërtuar nga dërrasat, gurët, çimento e as nga pemët e tij, por vërtetë është një paralajmërim kundër së mirës që gjendet në të (Demmaxh). Pra, ai që thërret dhe paralajmëron kundër Demmaxhit, konsiderohet si një paralajmërues kundër së mirës.
Nga shenjat e njerëzve të bidatit, është se flasin keq ndaj pasuesve të sunnetit. Pra, kushdo që paralajmëron kundër këtij vendi (Demmaxhit), i cili është vend i Sunneti, atëherë ndaj këtij njeriu duhet ruajtur, duhet të paralajmërohet kundër tij dhe nuk duhet t`i afrohemi atij.
Ne gjithmonë ua përsërisim atyre dhe u themi; Na sillni vetëm një çështje!
Sa për gënjeshtrën (duke na etiketuar) si hadadij! Ata para disa ditësh thoshin "janë të vrazhdë"; e kam fjalën që këtë e thoshin ikhuanul musliminët. Dhe disa ditë më parë ata thoshin "Ata janë ekstrem" Ka disa nga pasuesit e bidait që nuk pushojnë të thonë: "Ata janë muxhes-sime." E disa prej tyre thonë "Ata janë haxheuijjeh."
Murxhiet akoma vazhdojnë të na akuzojnë me esktrimitet "guluv" ndërsa ekstremistët khauarixhë nuk kanë pushuar së akuzuari ndaj nesh me irxha.
Kjo është shumë, janë të shumtë emrat që pasuesit e bidatit, apo çdo grup nga grupet e humbura, ia mveshin Ehli Sunnetit. Ndërsa Ehli Sunneti janë në mes. Pra, nuk na lëndojnë kur na quajnë "hadadij" apo çfarë do që të kenë thënë. Ne u themi atyre atë që Allahu i Lartësuar thotë:
Thuaj (o Muhammed): Sillni provën tuaj nëse jeni që e flisni të drejtën. Bekara. 111
Na sillni vetëm një çështje me të cilën i përngjajmë El-Hadadit, apo se jemi dakort me El-Hadadin, nëse e thoni të vërtetën. E nëse jo, u themi atyre: Ju jeni gënjshtarë.
Pra, sikurse dhe e dëgjuat, kushdo që paralajmëron kundër Demmaxhit, ai në të vërtetë paralajmëron kundër Kur`anit dhe Sunnetit, që mësohet në Demmaxh dhe nuk mësohet asgjë tjetër pos kësaj.
Sa i përket paralajmërimit kundër dërrasave (Demmaxhit), o vëllai im, pse këta njerëz nuk kanë paralajmëruar kundër universitetit që gjendet në Saudi, - thuaju atyre, qoftë edhe vetëm një prej jush të flasë vetëm një fjalë- universitet ky ku ka përzierje, i cili përmban të këqija të shumta, e asnjë nga ata nuk e thanë asnjë fjalë për këtë.
Çka është me ta që nuk folën asgjë për thirrjen në bashkimin e feve? Për të u thirr në qytetet e banorëve të dy haremeve (Mekka e Medina).
Ata të cilët pretendojnë se janë thirrës të Ehli Sunnetit, ku janë, përse nuk flasin për sefer el-haualin, selman el-auden dhe aid el-karnin, të cilët janë nga kokat e pasuesve të bidatit? Ku janë ata, përse heshtin ndaj tyre?! Por, në të vërtetë ata paralajmërojnë kundër Ehli Sunnetit, e kjo tregon se ata kanë sëmundje në zemrat e tyre!
Autor:
Abdul Kerijm El-Haxhurij
Allahu e ruajttë
Burimi:
http://aloloom.net/vb/showthread.php?t=15498&p=68935
Përshtati:
Ummu Abdullah Pajaziti
Në video mund ta shikoni këtu