Namazi me rroba që kanë imazhe të krijesave




Namazi me rroba që kanë imazhe të krijesave

Pyetje:
A është e lejuar që të falet namazi me rrobe në të cilat ka fotografi të njerëzve, kafshëve. A lejohet që të futesh në banjo dhe mbi rrobe është i shkuar emri i Allahut?

Përgjigje:
Nuk i lejohet atij që t
ë falet me rroba në të cilat ka fotografi të krijesave me shpirt, qofshin ata njerëz, shpend, kafshë etj prej krijesave që kanë shpirt.

Nuk i lejohet muslimanit që të veshi rroba të tilla edhe jashtë namazit. Namazi është i saktë nëse dikush e fal atë dhe ai ka veshur rroba që përmbajnë fotografi (të krijesave që kanë shpirt) dhe merr gjynah (për këtë veprim) nëse e ka ditur gjykimin e sheriatit (për këtë vepër).

Nuk është e lejuar që të shkruhet emri i Allahut mbi rrobe apo dhe të futesh në banjë…

Prej Allahut vjen suksesi. Lavdërimi dhe paqja e Allahut është për të Dërguarin tonë Muhammedin, familjen dhe shokët e Tij.

Komisioni i Përhershëm për hulumtime shkencore dhe fetua

Kryetar: Abdul Aziz Bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
Nënkryetar: Abdur Razak Afifi (Allahu e mëshiroftë!)
Anëtar: Abdullah Bin Gugejan (Allahu e mëshiroftë!)
Anëtar: Abdullah Bin Ku`
ud (Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Fetaual Lexhnetid Daimeti. Py nr 2 nga fetua nr 5611 - 6/179

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
14 Muhar-ram 1441 H - 13.09.2019