Ndryshimi/lyerja e thinjave është obligim apo e pëlqyeshme?




Ndryshimi/lyerja e thinjave është obligim apo e pëlqyeshme?


Pyetje:
Mësuesi im! Ndryshimi/lyerja e thinjave është obligim?


Shejkhu:
Obligim.


Pyetësi:
Apo e pëlqyeshme?


Shejkhu:
Është e obligueshme. Po!

 

Porse kuptimi i kësaj nuk do të thotë se ai i cili obligohet për të zbatuar këtë obligim, duhet që të jetë i përpiktë me mjekrën e tij. Dmth, sa herë që ta shoh atë (mjekrën) që i ka ikur/dalë pak boja, ta lyej atë, jo.

 

Porse ai duhet të veproi ashtu sikurse ka thënë (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):
‘’jehudët dhe të krishterët nuk i lyejnë qimet/flokët e tyre, kështu që kundërshtojini ata‘’.


Kundërshtimi (ndaj jehudëve dhe të krishterëve) realizohet duke e përsëritur herë pas here këtë vepër dhe jo duke qenë i fokusuar (dmth, zbardhet një qime, ta lyesh direkt) pas saj.

 

Autori:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)


Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’Huda uen Nur‘’ 317/15

Përshtati:
Sulejman Kushi
11 Muhar-ram 1446H – 17.7.2024

Në video mund ta shikoni këtu