- 09-10-2019
- 1367 shikime Autor : Imam Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Përfundimi i Ehlul Fitrah
Pyetje:
Cili është përfundimi i Ehlul Fitrah?
Përgjigje:
Mendimi i saktë është se ehlul fitrah ndahen në dy kategori:
Kategoria e parë; është ai mbi të cilin është ngritur/i ka ardhur argumenti dhe e njohu të vërtetën, porse ndoqi atë në të cilën gjeti baballarët e tij, për këtë nuk ka arsyetim dhe do të jetë nga banorët e zjarrit.
Kategoria e dytë; është ai të cilit nuk i është ngritur/nuk i ka ardhur argumenti, çështja e tij është tek Allahu i Lartësuar. Ne nuk e dimë përfundimin e këtij, dhe kjo për shkak se nuk ka argument rreth kësaj.
Ndërsa sa i përket rastit të ndonjërit për të cilin ka ardhur argument i saktë se ai do të jetë në zjarr, atëherë themi se ai është në zjarr.
Autor:
Muhammed Ibn Salih El-Uthejmin
Allahu e mëshirroftë
Burimi:
Mexhmu`u Fetaua ue Rasail 2/48 py 172
Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës - Shqipëri
30 Muhar-ram 1441H - 29.09.2019