Perse u frikesua Ibrahimi alejhis selam




Përse u frikësua Ibrahimi alejhis selam

Pyetje:
Shejkh i nderuar! Allahu iu dhëntë sukses! Dua që të na sqaroni fjalën e Ibrahimit (alejhis- selatu ue selam!), i cili e luti Zotin e tij që ta largojë atë nga adhurimi i idhujve, (e luti Allahun) edhe pse Ai (alejhis-selatu ue selam!) ishte i pagabueshëm.

Përgjigje:
Ai kishte frikë për vehten e tij dhe nuk e lavdëronte vetveten. Dhe kjo na tregon se njeriu nuk duhet ta lavdërojë vehten e tij, mirëpo duhet të frikësohet nga humbja dhe devijimi.
Është gjë e mirë që njeriu të frikësohet për vehten e tij nga devijimi dhe humbja. Sa e sa prej dijetarëve kanë devijuar! Sa e sa prej adhuruesve kanë devijuar e kanë bërë kufër!

Andaj, përderisa njeriu është gjallë, frikësohet për vehten e tij dhe nuk duhet të vet lavdërohet. Po.

Kur gjërat të shtohen, njeriu frikësohet për vehten e tij. Edhe kur shtohen fitnet, njeriu frikësohet për vehten e tij se mos bie në të (fitne) e të sprovohet. Po.

Autor:
Salih El-Feuzan
(Allahu e ruajttë!)

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës/Shqipëri
18 Shaban 1434H - 27.06.2013

Në video mund ta shikoni këtu