Përshëndetja me dorë mes besimtarëve

  • 31-05-2020
  • 1172 shikime
  • |



Përshëndetja me dorë mes besimtarëve
 
Hudhejfetu Ibnul Jemani (Allahu është i kënaqur me të!) ka thënë se Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:
 
إِنَّ الْمُؤْمِنَ إِذَا لَقِيَ الْمُؤْمِنَ فَسَلَّمَ عَلَيْهِ وَأَخَذَ بِيَدِهِ فَصَافَحَهُ تَنَاثَرَتْ خَطَايَاهُمَا كَمَا يَتَنَاثَرُ وَرَقُ الشَّجَرِ

“Kur besimtari e takon besimtarin, i jep selam atij dhe e kap për dore duke e përshëndetur, u bien gjynahet atyre sikurse bien gjethet e pemës.”1
 
Neueuiu ka thënë:
“Dhënia e dorës kur takohesh, është Sunnet për të cilin të gjithë kanë rënë dakord.” Në “Fet`hul Bari”, 11/55.

 
Ndërsa Albani (Allahu e mëshiroftë!) është pyetur se a është saktësuar dhënia e dorës duke përshëndetur të tjerët kur ndahesh/largohesh prej tyre, e ai u përgjigj:
“Përshëndetja me dorë gjatë ndarjes/largimit (nga besimtarët), është diçka e pëlqyeshme dhe nuk është e njëjtë sikurse përshëndetja me dorë gjatë takimit, pasi që në këtë rast,hadithet janë të shumta dhe të njohura, ndërsa hadithet e përshëndetjes gjatë ndarjes/largimit, janë shumë të pakta.
 
Gjendet një hadith tek libri “Amelul Jeumi uel Lejli” i Ibn Sunnij, me sened të dobët, se ai (salAllahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), apo disa prej Sahabëve të Tij (nuk më kujtohet tani), kur ndaheshin, dërgonin selavat mbi Rasulin (salAllahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) dhe përshëndeteshin me dorë.
 
Ky hadith është prej atyre haditheve të pakta që kanë ardhur për përshëndetjen gjatë ndarjes/largimit. E për shkak të pakicës së tyre, ne bëjmë dallim mes përshëndetjes me dorë gjatë takimit, gjë e cila është sunnet dhe përshëndetjes me dorë gjatë ndarjes/largimit, gjë e cila është sunnet i pëlqyer. “Vargu i kasetave Silsiletul Huda uen Nur”, 1/181.

Përshtati:
Sulejman Kushi
Durrës - Shqipëri
15 Shaban 1434H - 24.06.2013
___________________________________________
1) E transmeton El-Mundhiri 3/270. Taberani në “El-Eusat” nr. 245. Albani në “Silsiletus-Sahihati” 6/431 thotë se hadithi ka dëshmi të tjera, të cilat e bëjnë atë të saktë.