Pirja e duhanit bëhet me dorën e majtë apo të djathtë?
- 05-04-2020
- 1110 shikime Autor : Imam Albani (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Pirja e duhanit bëhet me dorën e majtë apo të djathtë?
Pyetje:
Duhani pihet me dorën e majtë apo të djathtë?
Përgjigje:
Me asnjërën prej tyre.
Pyetësi:
Personi e pinë. Por, refuzon ta pijë me të djathtën. Cili është mendimi i juaj?
Shejkh Albani:
Kjo është një fatkeqësi pas tjetrës.
Pyetësi:
Pra, duhet ta pijë me të majtën nëse nuk ka mundësi tjetër?
Shejkh Albani:
Ne nuk themi që patjetër ta pijë me të majtën.
Pyetësi:
E nëse patjetër duhet ta pijë?
Shejkh Albani:
Duhet patjetër që mos ta pijë.
Autor:
Muhammed Nasirud-din El-Albani
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi:
Vargu i ligjeratave
Hudaa uen Nur nr. 341/01
Përshtati:
UdhezimidheDrita.net
Në video mund ta shikoni këtu