Prindi është ai që e prish fëmijën e tij




Prindi është ai që e prish fëmijën e tij

Pyetje:
O Shejkh i nderuar! Cili është kuptimi i hadithit: "Çdo i posalindur lind në natyrshmërinë (e pastër islame). Prindërit e tij e bëjnë atë çifut, zjarrputist ose të krishterë"?

Përgjigje:
Kuptimi i hadithit është se çdo fëmijë lind dhe ai e pranon fenë islame, sepse natyrshmëria e tij e pranon këtë gjë.

Allahu i Lartësuar ka thënë:
Drejto fytyrën tënde ti (o Muhammed) drejt Besimit të Pastër Islam (mosadhurimi i asgjëje veç Allahut Një e të Vetëm), Islamin e Pastër të Allahut me të cilin Ai ka krijuar njerëzimin. Er-Rum 30

Mirëpo, "El-Fitra" natyrshmëria, mund të ndryshojë për shkak të edukimit të keq. Nëse babai (prindi) i tij e edukon atë në edukatën çifute, ai bëhet çifut e nëse prindi është i krishterë, ai bëhet i krishterë dhe nëse është zjarrputist, fëmija bëhet zjarrputist (adhurues i zjarrit). Dhe prindërit e tij e bëjnë atë çifut, të krishterë ose zjarrputist.

Gjëja që e shtrembëron "fitran" natyrshmërinë e pastër, është edukata e keqe dhe e prishur. Prindërit e kanë obligim që ta ruajnë natyrshmërinë e pastër fetare tek fëmijet e tyre, t`i urdhërojnë ata në bindje ndaj Allahut dhe t`i ndalojnë nga të mëkatuarit ndaj Allahut, si dhe t`i edukojnë me edukatën islame, e cila pajtohet me natyrshmërinë e tyre të pastër. Po.

Autor:
Salih El-Feuzan
(Allahu e ruajttë!)

Përshtati:
Ummu Talha

Në video mund ta shikoni këtu