Pyetjet dhe përgjigjet janë prej mënyrave të mësimit të diturisë




Pyetjet dhe përgjigjet janë prej mënyrave
të mësimit të diturisë

Me të vërtetë falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të Adhuruar tjetër i cili e meriton të Adhurohet përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

‘’O ju që keni besuar, frikësohuni Allahut me një frikë të vërtetë dhe mos vdisni vetëmse duke qenë muslimanë! Ali Imran: 102‘’

‘’O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruani lidhjet farefisnore, se me të vërtetë Allahu është Mbikqyrës mbi ju. Nisa: 1‘’

‘’O ju të cilët keni besuar, kini frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, me të vërtetë që ka fituar një fitore të madhe. Ahzab: 70:71‘’

Nuk ka dyshim se fjala më e mirë është fjala e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!). Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje dhe çdo humbje të çon në zjarr.

Mënyrat e mësimit dhe të kërkimit të dijes janë të shumta dhe të llojllojshme. Prej tyre është dhe mënyra/forma konkrete e cila është përmendur në librin e Allahut dhe në hadithin e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), dhe e cila është, mënyra/forma e pyetje-përgjigjeve.

Allahu i Lartësuar ka thënë në librin e Tij.

فَاسْأَلُوا أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لَا تَعْلَمُونَ

‘’Pyetni Dijetarët nëse nuk e dini. Nahl 43‘’

Gjithashtu thotë:

فَاسْأَلْ بِهِ خَبِيرًا

‘’Pyete Atë, sepse Ai është i Mirënjohuri për gjithçka. Furkan 59‘’

I Dërguari i jonë (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë në ndodhinë e njohur dhe e transmetuar në ‘’Sunen‘’:

ألا سألوا حين جهلوا فإنما شفاء العي السؤال

‘’Pse nuk pyetën kur nuk e dinin?!
Shërimi i injorancës është pyetja.‘’

Ai (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) e tha këtë, kur njëri prej Sahabëve u plagos në një përleshje në të cilën luftoi bashkë me Sahabët e Pejgamberit (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), u plagos me plagë të shumta në trupin e tij. Më pasë, gjatë natës (në gjumë) u bë xhunub, dhe në mëngjes (kur u çua nga gjumi) pyeti ata që gjendeshin për rreth tij, se a ka ndonjë lehtësim për të në mënyrë që të mos marri gusël për shkak të plagëve të shumta. Iu përgjigjën duke i thënë se; me patjetër duhet të marrësh gusël. Mori gusël dhe ajo ishte sebepi i vdekjes së tij. Kur lajmi/ngjarja i/e tij, arriti tek i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), u nxeh shumë dhe tha:

قتلوه قاتلهم الله ألا سألوا حين جهلوا فإنما شفاء العي السؤال

‘’E vranë, Allahu i vraftë! Pse nuk pyetën kur nuk e dinin?!
Shërimi i injorancës është pyetja.‘’

Pra, kurimi i mosdijes/injorancës cili është? Cili është kurimi dhe ilaçi i saj? Pyetja!

Kërkimi i diturisë me anë të pyetjeve dhe përgjigjeve është shumë herë më i dobishëm se sa dhënia e ligjeratave apo e mësimeve fikhije, sepse në këto mësime, mund të ketë disa gjëra që nuk i interesojnë atyrë që po dëgjojnë. Ndërsa pyetjet, i parashtron çdo njeri, rreth gjërave të cilat atij i interesojnë në jetën e tij apo në çështjet e adhurimeve të tij.

Me këtë metodë ne kemi hecur prej dhjetra vitesh, duke i dhënë mundësinë vëllezërve tanë prej nxënësve të dijes që të drejtojnë/bëjnë pyetjet e tyre dhe ne tu kthejmë atyre përgjigjet me aq sa na e ka mundësuar Allahu dhe nëse kemi dije për ato përgjigje. Në të kundërtën sikur dhe e dini që, gjysma e dijes është, nuk e di. Duke u bazuar në këtë (çfarë thamë), le të urdhërojë vëllai i cili është përgjegjës me vazhdimin e pyetjeve.

Autor:
Imam Albani
(Allahu e mëshiroftë!)

Burimi:
Vargu i ligjeratave
‘’El-Fetaual Imaratijje‘’ 1/1

Përshtati:
Sulejman Kushi
5 Xhumadal Ula 1444H – 29.11.2022

Në video mund ta shikoni këtu