- 03-10-2019
- 2930 shikime Autor : Shejkh Muhammed Xhemil Zejnu (Allahu e mëshiroftë!) | Kategori : -----
Rëndësia e Teuhidit
- Allahu i Lartësuar i ka krijuar njerëzit dhe xhindët që ta adhurojnë Atë dhe i ka dërguar të Dërguarit që t`i thërrasin njerëzit në Teuhid. Gjithashtu edhe Kur`ani Fisnik i kushton rëndësi të madhe besimit/thirrjes në Teuhid në shumicën prej Sureve të tij sikurse e qartëson edhe dëmin e shirkut për individin dhe shoqërinë. Shirku është shkak i shkatarrimit në dynja dhe i qëndrrimit të përhershëm në zjarrin e xhehennemit.
- Të gjithë të Dërguarit e kanë filluar thirrjen e tyre në Teuhid sepse Allahu i Lartësuar i urdhëroi që t`ua komunikojnë atë (Teuhidin) njerëzve.
Allahu i Lartësuar thotë:
وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ
“Dhe Ne nuk kemi sjellë ndonjë të Dërguar para teje (O Muhammed) e që të mos i kemi shpallur Ne atij (duke i thënë): “La ilahe il-la Ene (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Meje - Allahu), pra më adhuroni Mua të Vetëm.” Enbija 25
I Dërguari i Allahut, Muhammedi (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) qëndroi trembëdhjetë vjetë në Mekke duke e thërritur/ftuar popullin e Tij në Teuhid dhe se lutjet duhen drejtuar vetëm Allahut të Lartësuar dhe askujt tjetri përveç Tij. Dhe prej Ajeteve që Allahu ia ka zbritur Atij (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) është edhe Ajeti:
قُلْ إِنَّمَا أَدْعُو رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِهِ أَحَدًا
“Thuaj: Unë lus vetëm Zotin tim dhe nuk bashkoj askënd si shok dhe të barabartë me Të.” Xhin 20
I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) i ka edukuar pasuesit/shokët e Tij që në fëmijëri në teuhid, dhe i ka thënë djalit të xhaxhait të Tij, Abdullah Ibn Abbasit:
“Kur të kërkosh, kërko prej Allahut dhe nëse kërkon ndihmë, kërko prej Allahut.” E transmeton Tirmidhiu dhe ka thënë hasen – sahih.
Teuhidi është thelbi i fesë islame dhe mbi të cilin bazohet çdo gjë dhe Allahu i Lartësuar nuk pranon prej askujt vetëm se atë.
- I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) i mësoi shokët e Tij që davetin/thirrjen e tyre ta fillojnë duke i thirrur njerëzit në teuhid dhe i tha Muadhit kur e dërgoi në Jemen:
"Le të jetë gjëja e parë në të cilën do t`i thërrasësh njerëzit dëshmia se nuk ka të Adhuruar tjetër i Cili e meriton të dhurohet vetëm se Allahu” ndërsa në një transmetim tjetër ka ardhur “të jenë njësues ndaj Allahut”. Mut-tefekun alejhi. - Teuhidi është shehadeti/dëshmia “la ilahe il-lallah Muhammedun Rasulullah”, kuptimi i të cilës është; Nuk ka të Adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe se nuk ka adhurim (të saktë dhe të vërtetë) vetëm se ai me të cilin erdhi me të i Dërguari i Allahut.
Me të (dëshminë/shehadetin) jobesimtarët futen në islam sepse ajo është çelësi i xhennetit dhe e fut shqiptuesin/thënësin e saj në xhennet nëse nuk e prish atë (dëshminë/shehadetin) me punën e tij.
- Jobesimtarët e Kurejshve i ofruan të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) pushtet, pasuri, gra etj nga kënaqësitë e kësaj bote, në mënyrë që të heqë dorë nga thirrja në teuhid dhe sulmimi ndaj idhujve të tyre. Porse, i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) nuk e pranoi këtë gjë prej tyre dhe vazhdoi në davetin/thirrjen e Tij bashkë me shokët e Tij duke përjetuar vështirësi derisa daveti/thirrja në teuhid triumfoi pas trembëdhjetë vitesh. Pas kësaj u çlirua Mekka, u thyen idhujt dhe i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) thonte:
وَقُلْ جَاءَ الْحَقُّ وَزَهَقَ الْبَاطِلُ ۚ إِنَّ الْبَاطِلَ كَانَ زَهُوقًا
“Dhe thuaj: “Erdhi e vërteta dhe iku e pavërteta. Me të vërtetë që e pavërteta është gjithnjë e prirur për t’u shuar/zhdukur/ikur.” Isra 81
- Teuhidi është puna/obligimi I çdo muslimani në jetën e tij. E fillon atë (jetën) me teuhid dhe e përfundon atë (jetën) me teuhid. Gjithashtu, puna/obligimi gjatë jetës së tij është ngritja e teuhidit dhe thirrja në teuhid sepse teuhidi i bashkon besimtarët dhe i tubon rreth fjalës së teuhidit.
E lusim Allahun e Lartësuar që fjalët e teuhidit të jenë fjalët tona të fundit.
Autor:
Muhammed Xhemil Zejnu
(Allahu e mëshiroftë!)
Burimi
Rasailut Teuxhihatil Islamijeti 3/41-42
Përshtati
Sulejman Kushi
Durrës – Shqipëri
14 Muhar-ram 1441H - 13.9.2019