Shenjat e ditës së fundit / kiametit




Shenjat e dites se fundit / kiametit

Pyetja:
Cilat janë shenjat e Ditës së fundit, po ashtu cilat janë shenjat që kanë ndodhur deri më tani?

Përgjigje:
Dita e fundit ka shumë shenja, ndër to është edhe ajo çfarë i Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam!) u përgjigj kur u pyet nga Xhibrili për shenjat e Kiametit, e që është:

"Kur të lindë robëresha zotërinë e saj"

Pra, robëresha e cila është në pronë të dikujt tjetër lind padronin/zotërinë e saj. Kjo nënkupton rritje (të numërit) të robërve dhe atyre të nxënë robër, e kjo ka ndodhur edhe gjatë kohës së Rasulit (salallahu alejhi ue selam!) dhe pas kohës së tij (sallahu alejhi ue selam!) po ashtu.

Rritja e numrit të robërve dhe fëmijëve që lindin prej tyre, ka ndodhur shumë kohë më parë për një kohë të gjatë. Gjithashtu, çfarë është thënë nga Rasuli (salallahu alejhi ue selam!) është edhe kjo:

"Do t`i shihni barinjtë këmbëzbathur dhe të zhveshur duke konkuruar me njëri-tjetrin për të ngritur ndërtesa të larta."

Edhe kjo shenjë ka ndodhur shumë kohë më para.

Dita e fundit ka edhe shumë shenja të tjera të cilat nuk kanë ndodhur ende, por që do ndodhin vetëm afër Ditës së fundit. (tek njerëzit e dijes) Ato janë dhjetë shenja të lidhura njëra pas tjetrës (vijnë të pandara).

E para: (siç kanë thënë njerëzit e dijes) Ardhja e Mehdiut - ai është me prejardhje nga familja e Rasulit (salallahu alejhi ue selam!), emri i tij është Muhammed Ibn Abdilah. Ai do thërrasë në teuhid dhe në zbatimin e ligjeve të islamit. Është ai që do e mbushë tokën me drejtësi pasi ishte e mbushur më parë me padrejtësi dhe tirani. Ardhja e tij është afër dhe pak para zbritjes së Isait (alejhis selam!) për një kohë të shkurtër.

E dyta: Ardhja e Dhexhalit - ai do të vij nga lindja, nga Khurasani. Ai do të pretendojë se është Profet, ndërsa më vonë (do të pretendojë) se është zoti i të gjitha krijesave. Ai do t`i bëjë disa magji të cilat janë të sqaruara në thëniet e Profetit (salallahu alejhi ue selam!).

E treta: Zbritja e Isait, Biri i Mrejemes - ai do zbres prej qiellit, atë Allahu e ngrejti tek Ai dhe tani gjendet në qiell, ai pra as nuk është vrarë dhe as që është kryqëzuar, por është ngritur në qiell. Ai do të zbres në kohën e fundit, do të vrasi Dexhalin dhe do të thërras në teuhid, në zbatimin e ligjeve të Muhammedit (salallahu alejhi ue selam!) dhe do të gjykojë me ligjet e Muhammed (salallahu alejhi ue selam!).

E katërta: Je`xhuxhët dhe Me`xhuxhët -  ata do të vijnë në kohën e Isait (alejhis selam!). Pastaj Allahu do t`i mbysë ara në kohën e Isait (alejhis selam!) dhe do ta shpëtojë Isain (alejhis selam!) dhe besimtarët nga e keqja e tyre.

Pas këtyre janë dhe gjashtë shenja të tjera, prej tyre janë: tymi i madh, prishja e Qabes, ngritja e Kur`anit, dalja e kafshës, lindja e Diellit nga perëndimi i tij dhe e dhjeta shenja është zjarri i madh që vjen nga një gropë në Eden. Ky zjarr i drejton njerëzit duke i grumbulluar në Sham, ai do ndalet kur njerëzit të ndalen dhe kur njerëzit të flenë. Dhe pas kësaj është Dita e Fundit, e cila do të ndodhë në kohën kur të dojë Allahu i Lartësuar. Por, në kohën e fundit pasi që të dal kafsha, të lindë dielli nga perëndimi dhe para zjarrit të madh, Allahu i Lartësuar do të dërgojë një erë të mirë me anë të së cilës do t`i marrë të gjitha shpirtrat e besimtarëve dhe besimtareve.

Pas kësaj, nuk do të qëndrojnë vetëm se njerëzit më të këqinj dhe Dita e Fundit do të ndodhë mbi ta. Këta njerëz do të jetojnë në tokë aq sa dëshiron Allahu i Lartësuar, duke i bërë shirk Atij, duke adhurur idhujt dhe pas kësaj do të bëhet Kiameti.

Kiameti do të bëhet mbi njerëzit më të këqij, mbi ata të cilët nuk e adhurojnë dhe nuk e njohin Allahun e Lartësuar, e që janë një popull idhujtarësh dhe mohues/kafirë.

E lusim Allahun e Lartësuar për siguri dhe mbrojtje! Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Autor:
Abdul Aziz Bin Baz
Allahu e mëshiroftë

Burimi:
http://www.binbaz.org.sa/mat/18124

Përshtati
Udhezimi dhe Drita

Në video mund ta shikoni këtu