Shpërblimi për agjerimin e ditës A`shura




Shpërblimi për agjerimin e ditës A`shura

Pyetje:
Allahu iu dhëntë mirësi! Shejkh i nderuar, rreth agjërimit të ditës A`shura (dita 10) nga muaji Muhar-ram, nëse një person e agjëron vetëm ditën e dhjetë nga muaji Muhar-ram dhe nuk agjëron asnjë ditë para dhe pas saj, a ka shpërblim ai për këtë?

Përgjigje:
Po, ai ka shpërblim për këtë, mirëpo ka lënë më të mirën, e më e mira është që dita A`shura të agjërohet duke e bashkangjitur me të një ditë para ose një ditë pas saj, Kjo është më e mira, që do të thotë të agjërojë dy ditë; të nëntën dhe të dhjetën, ose të dhjetën dhe të njëmbëdhjetën; ose të agjërojë tre ditë; të nëntën, të dhjetën dhe të njëmbëdhjetën.
Kjo është më e mira, duke i kundërshtuar çifutët.

Autor:
Abdul Aziz Bin Baz
(Allahu e mëshiroftë!)

Përshtati:
Ummu Talha

Në video mund ta shikoni këtu