Të kërkuarit e dijes




Të kërkuarit e dijes

Pyetje:
Shejkh i nderuar! Kërkoj prej jush që t`i jepni një këshillë nxënësve të dijes për rëndësinë e kohës në jetën e tyre, si dhe për të shoqëruarit e tyre me Dijetarët e besueshëm! Allahu ua shpërbleftë me të mira!

Përgjigje:
Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirbërësit. Falenderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut janë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij!

Me të vërtetë që kërkimi i dijes së sheriatit është i rëndësishëm/obligim si për umetin/popullin ashtu edhe për individin.

Rasuli (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!), me të vërtetë që ka nxitur në kërkimin e dijes, e prej nxitjes në të, është fjala e tij (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!):
Kush ndjek një rrugë duke kërkuar me të dijen, atij Allahu ia lehtëson rrugën për në xhennet.

Gjithashtu, (salallahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem!) ka thënë:
Me të vërtetë, melaiket/engjëjt i shtrijnë krahët e tyre për nxënësin e dijes, për shkak se janë të kënaqur me atë që ai bën.

Kërkimi i dijes është nga punët më të mira dhe është më e mirë se puna vullnetare në adhurim, sepse në të ka përfitim, duke përfituar nxënësi dhe të tjerët.

Kërkimi i dijes ndahet në dy pjesë; farz ajn dhe farz kifaje.
Farzi ajn është të obliguarit e çdo muslimani dhe muslimaneje për të mësuar çështjet e fesë së tyre, duke filluar me besimin e tyre, namazin e tyre, zekatin e tyre, agjërimin e tyre dhe me haxhin e tyre; kjo është farz ajn (obligim i domosdoshëm) për çdo musliman dhe muslimane, e nuk është dikush që nuk e di këtë.

Ndërsa, lloji i dytë është farz kifaje, që nënkupton atë se nëse dikush e ka mësuar dijen prej nxënësve të dijes apo dijetarëve, në këtë rast bie gjynahu për pjesën tjetër (të njerëzve), pra bie poshtë obligimi për pjesën tjetër. Mirëpo, është sunnet për ta kërkimi i dijes.

Gjithsesi, kërkimi i dijes është i domosdoshëm/i nevojshëm në të dy llojet e tij, qoftë farz ajn apo farz kifaje, sepse populli islam ka nevojë për të.

Dhe kjo ishte shkurtimisht rreth përgjigjes sa i përket kësaj çështjeje, për të cilën kanë folur dijetarët në librat e tyre; kush dëshiron, mund t`i kthehet atyre. Po!

Autor:
Salih El-Feuzan
(Allahu e ruajttë!)

Përshtati:
Ummu Talha

Në video mund ta shikoni këtu